Ish-drejtori i përgjithshëm i VW do të paguajë rreth 10 milionë euro për skandalin e naftës

Ish-drejtori i përgjithshëm i VW do të paguajë rreth 10 milionë euro për skandalin e naftës

Ish-drejtori i përgjithshëm i Grupit “Volkswagen” Martin Winterkorn ka rënë dakord të paguajë rreth 10 milionë euro dëm të prodhuesit të makinave për shkak të skandalit të emetimeve të naftës. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, VW kishte thënë në mars se do të kërkonte dëmshpërblim nga Winterkorn lidhur me skandalin. Business Insider, duke cituar […]

Ish-drejtori i përgjithshëm i Grupit “Volkswagen” Martin Winterkorn ka rënë dakord të paguajë rreth 10 milionë euro dëm të prodhuesit të makinave për shkak të skandalit të emetimeve të naftës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, VW kishte thënë në mars se do të kërkonte dëmshpërblim nga Winterkorn lidhur me skandalin.

Business Insider, duke cituar një projekt-kontratë, njoftoi se një marrëveshje midis prodhuesit të automjeteve, Winterkorn dhe ish-drejtuesve të tjerë mund të nënshkruhet këtë javë.

Bordi mbikëqyrës i VW është planifikuar të diskutojë një marrëveshje gjatë fundjavës, thanë dy burime me njohuri të çështjes për Reuters.

VW nuk pranoi të komentojë, ndërsa një zëdhënës i Winterkorn nuk u përgjigj në telefon kur u thirr për koment.

Prodhuesi i automjeteve kishte thënë në mars se pas një hetimi të gjerë juridik kishte arritur në përfundimin se Winterkorn kishte shkelur “detyrën e tij të kujdesit”.

Winterkorn ka mohuar të jetë përgjegjës për skandalin.

VW në 2015 pranoi përdorimin e softverit të paligjshëm për të manipuluar testet e motorit me naftë në Shtetet e Bashkuara.

Skandali i ka kushtuar më shumë se 32 miliardë euro në gjobëvënie, rivendosje dhe tarifa ligjore.

Winterkorn dha dorëheqjen si CEO më 23 shtator të vitit 2015, një javë pasi shpërtheu skandali.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar