Amerika pasi i mëshoi Sali Berishës: “Do ta vazhdojmë këtë praktikë në rajon”

Sali Berisha është cilësuar si i padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës [ShBA] për shkak të “veprimeve korruptive” të ndërmarra sidomos në kohën sa ishte kryeministër i shtetit shqiptar. Bashkë me të, në këtë listë të zezë u futën edhe katër individë tjerë, anëtarë të familjes së ngushtë. Katër anëtarët e familjes së Sali […]
Katër anëtarët e familjes së Sali Berishës janë: Liri Berisha – gruaja, Shkëlzen Berisha – i biri, Argita Berisha Malltezi – e bija.
ShBA ka specifikuar në akuzën e saj për korrupsion “keqpërdorimin e parave publike” dhe “interferimin në procese publike” duke përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët dhe anëtarët e familjes së tij në dëm të besimit qytetar që kishte marrë.
Në deklaratën e plotë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit [DASh] për rastin, thuhet se “Departamenti do të vazhdojë të përdorë politika të tilla për të promovuar llogaridhënie për akterët e korruptuar në rajon dhe globalisht.”
Në atë deklaratë, aty denoncohet edhe retorika aktuale e përdorur nga Berisha dhe në të cilën sipas Amerikës dëshmohet se ai “po mbron veten, anëtarët e familjes, aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet anti-korrupsion dhe masat tjera llogaridhënëse. /Periskopi












