Nuk e ka fajin celulari yt – Ja çfarë po e shkakton problemin me aplikacionet e Android

Nuk e ka fajin celulari yt – Ja çfarë po e shkakton problemin me aplikacionet e Android

Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android. Përdoruesit e sistemit Android kanë vënë re probleme të shumta me aplikacionet kryesore orët e fundit. Gmail, Yahoo Mail dhe Google, bien menjëherë sapo hapen, shkruan “IconStyle”. Shumë përdorues nuk mund të hapin asnjë link në aplikacione dhe duket […]

Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android.

Përdoruesit e sistemit Android kanë vënë re probleme të shumta me aplikacionet kryesore orët e fundit. Gmail, Yahoo Mail dhe Google, bien menjëherë sapo hapen, shkruan “IconStyle”.

Shumë përdorues nuk mund të hapin asnjë link në aplikacione dhe duket se ky është një problem që ka lidhje me vetë sistemin, transmeton lajmi.net.

Ky problem nisi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdon ende gjatë ditës së sotme.

Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android.

“Kemi zgjidhur problemin me WebView që shkaktonte mbylljen e disa aplikacioneve në Android për disa përdorues. Problemin mund ta zgjidhni pasi të bëni update Android System WebView dhe Google Chrome në Google Play”, thuhet në deklaratën e Google.

Një ndryshim në “Android System Webview” duket se ka lidhje me gjithë problemet që kanë pasur aplikacionet orët e fundit.

Nga ana tjetër faqja zyrtare e Gmail në Twitter ka sugjeruar se nëse pastrohet cache në aplikacion mund të zgjidh problemin. Për ta bërë këtë gjë përdoruesit e Android duhet të ndjekin këto hapa: Settings > Applications > Gmail > Storage > Clear Cache.

Kujtojmë se Android është një nga software më të përdorura në të gjithë botën, me mbi 2 miliardë përdorues.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar