EKSKLUZIVE: Lushtaku flet pas ‘tërmetit zgjedhor’ – Koalicioni VV-PDK, Albin Kurti, Bekim Jashari

EKSKLUZIVE: Lushtaku flet pas ‘tërmetit zgjedhor’ – Koalicioni VV-PDK, Albin Kurti, Bekim Jashari

Sami Lushtaku ka një aurë të çuditshme në opinionin kosovar. Nga një luftëtar i shquar i luftës për liri, ai u bë një politikan i rreptë dhe një figurë kritike në Partinë Demokratike. Ai ka folur sot për herë të parë për zgjedhjet e 14 shkurtit në një intervistë ekskluzive telefonike për Periskopin. Zëri i […]

Zëri i z.Lushtaku ishte krejtësisht i qetë, derisa përgjigjet e tij ishin mjaft interesante.

Ai është pyetur nga Periskopi në lidhje me rezultatin zgjedhor të partisë së tij, qëndrimet e Kurtit për dialogun, një koalicion të mundshëm VV-PDK dhe për bojkotimin e zgjedhjeve nga Bekim Jashari – kryetari i komunës së Skënderajt.

Lushtaku e ka vlerësuar rezultatin zgjedhor të PDK-së, derisa ka thënë që ka folur edhe me votuesit e Vetëvendosjes nga kjo komunë.

Po ashtu, ai ka qetësuar qytetarët e Kosovës që i druhen qëndrimeve të Kurtit sa i përket dialogut, duke thënë se ky i fundit do të shkojë në dialog “si bylbyl”.

Më poshtë e keni intervistën e plotë nga z.Lushtaku:

Periskopi:

Si ishte procesi zgjedhor, dhe si ka qenë PDK-ja në këto zgjedhje sipas jush?

Sami Lushtaku:

Nuk e besoj që dikush prej PDK-së është i kënaqur me këtë rezultat; ne kemi pritur shumë më shumë, por ky është vendimi i qytetarëve; me punu kemi punu gjatë zgjedhjeve… por nuk kemi qenë boll me punu edhe para zgjedhjeve, nuk është që kemi pasur afërsi shumë me qytetarët. Unë jam njëri nga faktorët që ka fitur, por jo nga faktorët kryesorë… po du me i falenderu qytetarët e Skenderajt që e kanë vlerësuar punën… jo vetëm punën teme por krejt të PDK-së, sidomos të kryesisë që është në Skenderaj. Qytetarët e Drenicës dinë me vlerësu punën edhe angazhimin. Realisht unë kam pritur që edhe në Drenicë me qenë më mirë, por kanë qenë disa faktor që njerëzit ja kanë dhënë votën Albin Kurtit, jo me dëshirën e tyre sepse me një pjesë të tyre kam folur, por për hatër të dikujt tjetër nuk po du me përmend emra.

Periskopi:

Si i komentoni qëndrimet e Kurtit për çështjen e dialogut?

Sami Lushtaku:

Kurti shumëçka ka kundërshtu kur ka qenë në opozitë; kur je në opozitë e ke shumë lehtë me kundërshtu. Leje çka thotë Kurti… si bylbyl ka me shku, kështu që duhet me ju përmbajt asaj që ka ndodhë në vazhdimësi në dialog, në fund të fundit, ne nuk kemi nevojë mu frikësu nga dialogu me Serbinë. Ai kamme shku, është njëra nga prioritetet e ndërkombëtarëve, ka me qenë i detyruar me bë këtë punë. Ai e ka mashtru qytetarinë e  këtij vendi me kauza të rrejshme dhe të paqëndrueshme, e tash ka m’u përball vetë me ato.

Periskopi:

A është i mundshëm një koalicion VV-PDK?

Lushtaku:

Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin; ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë.

Periskopi:

Si e shihni bojkotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Bekim Jashari?

Sami Lushtaku:

Unë mendojë  që kush mendon si z.Jashari është gabim… atë ditë shkolla është e KQZ dhe e votueseve. Unë i kam përcjell me vëmendje deklaratat e Bekim Jasharit dhe ai Bekim Jashari duhet me ditë ma s’pari… ai s’po din./PERISKOPI/Besarta Hoti/

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen