Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Hajvali (Foto)

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Hajvali (Foto)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet konkrete për punët që do t’i bëjë në Hajvali deri në vitin 2024. Këtë ai e ka bërë para banorëve të Hajvalisë dhe ka kërkuar nga ta që ta mbajnë përgjegjës për gjitha zotimet e nënshkruara në prani të tyre. Krijim i një nënstacioni […]

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet konkrete për punët që do t’i bëjë në Hajvali deri në vitin 2024.

Këtë ai e ka bërë para banorëve të Hajvalisë dhe ka kërkuar nga ta që ta mbajnë përgjegjës për gjitha zotimet e nënshkruara në prani të tyre.

Krijim i një nënstacioni policor, ndërtim i Qendrës Kulturore Komunitare, sigurim të stadiumin për ekipet futbollistike të Hajvalisë, ndërtim i së paku dy çerdheve publike, legalizim i pronave dhe zhbllokim i kapitalit të qytetarëve e shumë projekte të tjera Ismaili i ka nënshkruar dhe është zotuar se do t’i përfundojë në këtë lagje.

“Hajvalia është ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës dhe meriton më shumë kujdes, vëmendje dhe investime publike. Edhe pse pjesë e pandashme e Prishtinës, Hajvalia nuk është trajtuar si e tillë.”, ka thënë Ismaili.

“Ne nuk do të ankohemi, por do të anazhohemi që së bashku t’i zgjidhim problemet e përditshme të Hajvalisë. Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin tim, si dëshmi e fjalës sime, për të cilën mund të më mbani përgjegjës.”, ka thënë ai.

Ismaili është zotuar se deri në Nëntor 2024 bashkë me qytetarët do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Hajvalisë:

● Krijim i një nënstacioni policor

● Ndërtim i Qendrës Kulturore Komunitare

● Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve

● Marrëveshje me Federatën e Futbollit për t’u lejuar ndeshjet e ekipeve të Hajvalisë në stadiumet e Hajvalisë

● Largim i problemit të qenëve endacakë

● Ndërtim i së paku dy çerdheve publike në Hajvali

● Legalizim i pronave dhe zhbllokim i kapitalit të qytetarëve

● Realizim i një parku me hapësira rekreative e sportive

● Shirita gjelbërues nëpër rrugët kryesore

● Shtim i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

● Shtim i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollës

● Zgjerim dhe rregullimi i trotuareve në lagje

● Zgjerim dhe rregullim i dy rrugëve alternative nga Hajvalia në Prishtinë

● Vendosje e stacioneve të autobusëve

● Shtim i trotuareve dhe shtigjeve për çikistë në rrugën që lidhë Hajvalinë me Prishtinën

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve