Ideologu i VV-së për kritikat ndaj rritjes së çmimeve: Albin Kurti e bëri Kosovën të pavarur

Ideologu i VV-së për kritikat ndaj rritjes së çmimeve: Albin Kurti e bëri Kosovën të pavarur

Ideologu i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një tjetër reagim të përçudshëm në mbrojtje të kryeministrit Albin Kurti nga kritikat për rritjen e çmimeve në produkte bazë. Feraj i ka vënë Kurtit edhe meritën e Pavarësisë së Kosovës, por edhe atë të reciprocitetit – premtim të cilin Kurti nuk e ka realizuar asnjëherë tash e […]

Feraj i ka vënë Kurtit edhe meritën e Pavarësisë së Kosovës, por edhe atë të reciprocitetit – premtim të cilin Kurti nuk e ka realizuar asnjëherë tash e shtatë muaj dhe tre ditë në pushtet.

“Shpejt kanë nisë me thënë se pavarësia, reciprociteti dhe dinjiteti i shtetit janë vendosë nga Albin Kurti, por këto nuk hahen dhe qeveria duhet ta lë politikën e t’i zgjidh hallet e përditshme të qytetarëve.” – shkruan Feraj, përcjell Periskopi.

Ata i quan kritikët nga shoqëria civile si “antipolitikë” dhe nostalgjikë “të qëndrimit të urtë ndaj Serbisë”.

Ai ka premtuar se “Republika do të shtrihet edhe nëpër komuna” duke nënkuptuar një fitore të madhe të partisë së cilës i takon.

Statusi i plotë:

Shpejt kaluan katër vjet!

  • Shpejt kanë nis me thënë: bukën, qumështin dhe vajin, i kishim më lirë në kohën e Serbisë e të PRONTO mafisë sesa të Albin Kurtit. Lufta kundër kontrabandës, kundër korrupsionit e zhvatjes nuk hahet!

Këta janë nostaligjikët e regjimit të shkuar, ata që kanë shpresuar se meqë idhujt e tyre e kanë bërë, atëherë secili mund të blej një ari tokë me tre euro, ose secili mund ta blej sot me pesë e ta shes nesër me pesëmijë.

  • Shpejt kanë nisë me thënë se pavarësia, reciprociteti dhe dinjiteti i shtetit janë vendosë nga Albin Kurti, por këto nuk hahen dhe qeveria duhet ta lë politikën e t’i zgjidh hallet e përditshme të qytetarëve.

Këta janë antipolitikët e shoqërisë “civile”, nostalgjikët e qëndrimit të urtë ndaj Serbisë sepse përndryshe na rritet çmimi i lirisë.

  • Shpejt kanë nisë me thënë: pisllëkun e bërë pirg për 20 vite Albini nuk e ktheu menjëherë në prig me ar të pastër.

Këta janë fantazistët që e kanë ngatërrruar Albin Kurtin me Albus Dumbeldorfin, magjistarin e romanit fantastik “Harry Potter”. Sipas deluzionit të tyre, ashtu si Albusi, Albini duhej që me shkopin magjik atë ç’ka premtuar ta bëj për katër vite ta bënte për të katërtën e sekondës. Dhe deluzionin e tyre mund ta vuaj Kosova.

  • Fatmirësisht ndërgjegjet e tilla nostalgjike, antipolitike dhe deluzive janë vetëm të zhurmshme sepse zotërojnë medie, por jo aq të përhapura sa ta pengojnë shtetndërtimin e Kosovës.

Republika do të shtrihet edhe në komuna!

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen