Facebook po përgatit një befasi për vitin e ardhshëm

Facebook po përgatit një befasi për vitin e ardhshëm

Facebook synon që të lëshojë për publikun syze inteligjente. Syzet, të cilat do të jenë nën emërtimin Ray-Ban, planifikohet të dalin në treg në vitin 2021. Sipas krijuesit të Facebook syzet inteligjente do të prodhohen si pjesë e një marrëveshjeje me EssilorLuxottica, që është një lider global në projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e lenteve, kornizave […]

Facebook synon që të lëshojë për publikun syze inteligjente. Syzet, të cilat do të jenë nën emërtimin Ray-Ban, planifikohet të dalin në treg në vitin 2021. Sipas krijuesit të Facebook syzet inteligjente do të prodhohen si pjesë e një marrëveshjeje me EssilorLuxottica, që është një lider global në projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e lenteve, kornizave dhe syzeve të diellit.

“Ne nuk kemi një produkt ende për të ndarë me ju, por unë jam i ngazëllyer që kemi formuar një partneritet shumëvjeçar me EssilorLuxottica, për të mundësuar prezantimin e syzeve inteligjente vitin e ardhshëm. Ky është një hap i hershëm i një projekti që ka qëllim të krijojë syzet e së ardhmes, të cilat do të shtojnë pamjen në botën reale me të dhëna ose grafikë nga interneti. Do ndihmojnë njerëzit të rrinë të lidhur më njëri-tjetrin, e po ashtu këto syze do të kenë edhe një pamje mjaft të bukur”, tha Zuckerberg.

Specifikat teknike të syzeve inteligjente nuk janë zbuluar ende. Por, Zuckerberg shpjegoi se një ekip i trajnuar nga Facebook Reality Labs, po testojnë dhe po eksperimentojnë syzet inteligjente, duke i mbajtur ato të vendosura brenda kampusit. Syzet e reja Ray-Ban, vijnë si pjesë e projektit Aria të qendrës kërkimore të Facebook.

CEO i Facebook, përshkroi teorikisht se çfarë mund të prisnim nga këto syze.

Imagjinoni sa mirë do të ishte të kemi syze që do na ndihmonin me drejtimet e rrugëve. Mund të na sillnin rekomandime muzikore, ose syze që kanë një alarm vizual për të na ndihmuar të gjejmë çelësat apo gjëra të tjera që mund t’i kemi humbur”, tha ai.

Megjithatë, Zuckerberg shtoi se ka ende shumë për të bërë që syzet të jenë sa më me stil dhe të sofistikuara.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar