Fluks i lartë turistësh nga Kosova në Morinë gjatë kësaj fundjave

Në vendkalimin kufitar të Morinës gjatë dy ditëve të fundit kanë kaluar mbi 31 mijë persona dhe mbi 11 mijë automjete. Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se të shtunën dhe të dielën ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj, si dhe shqiptarëve të Kosovës që kaluan […]

Në vendkalimin kufitar të Morinës gjatë dy ditëve të fundit kanë kaluar mbi 31 mijë persona dhe mbi 11 mijë automjete.

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se të shtunën dhe të dielën ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj, si dhe shqiptarëve të Kosovës që kaluan në pikën Kufitare të Morinës.

Sipas tij, situata në pikën doganore është mirë menaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.

“Vetëm ditën e sotme kanë hyrë në vendin tonë 16.880 shtetas të huaj, 2.917 shtetas shqiptarë, 4.411 mjete të huaja dhe 1.367 mjete shqiptare”, tha Kuçana.

Në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm kishte fluks automjetesh, të cilat janë drejtuar për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, ku ndër destinacionet më të preferuara janë Durrësi dhe Shëngjini.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik për të kaluar pushimet e tyre.

Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore./atsh

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve