Deputeti i PDK’së: Dikur na vendosën vija të kuqe, tash të gjithë po na bëjnë oferta

Deputeti i PDK’së: Dikur na vendosën vija të kuqe, tash të gjithë po na bëjnë oferta

Deputeti i PDK’së, Sejdi Hoxha ka thënë se në fillim të gjithë i vendosën vija të kuqe kësaj partie, ndërsa tash po marrin oferta nga të gjithë. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai tha se Qeveria Kurti doli të jetë më e dështuara nga të gjitha. “Duke qenë të vetëdijshëm për punët e […]

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai tha se Qeveria Kurti doli të jetë më e dështuara nga të gjitha.

“Duke qenë të vetëdijshëm për punët e mira që ka bërë PDK për vendin, si dhe duke e ditur fuqinë politike që ka kjo Parti, partitë e tjera në kohë fushate nëpër studio televizive hidhnin akuza nga më të ndryshmet dhe vendosnin vija të kuqe për bashkëpunim.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Të gjithë vendosen vija të kuqe për PDK-në, tash oferta nga të gjithë!

Duke qenë të vetëdijshëm për punët e mira që ka bërë PDK për vendin, si dhe duke e ditur fuqinë politike që ka kjo Parti, partitë e tjera në kohë fushate nëpër studio televizive hidhnin akuza nga më të ndryshmet dhe vendosnin vija të kuqe për bashkëpunim.

Normalisht që edhe ne kishim disa lëshime në qeverisje, por ata u mundonin që t’i shfrytëzonin këto lëshime të vogla dhe ta humbin fokusin nga punët e mëdha që ka bërë PDK në shtet ndërtim, Infrastrukturë rrugore, ndërtim të shkollave, rritje pagash për të gjitha kategoritë e shumë e shumë të arritura të tjera.

Tani i provuam të gjitha partitë, Qeveria Kurti doli të jetë një nga qeveritë më të dështuara, LVV dhe LDK ndërtuan koalicionin e ‘’ shpresës’’. Zyrtarët i LDK-së flisnin me ëndje për koalicionin me LVV-në, bile deklaronin publikisht që koalicioni i ‘’shpresës’’ do të jetë 4 plus 4 vite, por realiteti doli të jetë ndryshe bashkëpunimi nuk zgjati as 4 muaj, shpresa e proklamuar u kthye në zhgënjim për qytetarët, ky koalicion u vet dorëzua para sfidave në kohën kur qytetaret kishin më së shumti nevojë për dorën e shtetit.

Koalicioni aktual qeverisës i ndërtuar nga LDK, AAK, NISMA nuk po ka energji dhe guxim ta udhëheq vendin, ata më tepër po merren me çështje të egove personale se sa me brengat e qytetarëve.

Tash kemi një situatë interesante LVV na bënë thirrje për bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë, derisa partitë e tjera na ftojnë në qeveri, krejt kjo dëshmon që nuk bënë pa PDK-në.

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve