Astronautët e NASA-s në kapsulën SpaceX po kthehen në Tokë

Astronautët e NASA-s në kapsulën SpaceX po kthehen në Tokë

Astronautët e parë që po udhëtojnë në kapsulën e SpaceX në orbitë janë nisur për Tokë, dhe do të bëjnë një zbritje si në të kaluarën, ku kapsula do të bie në det në Gjirin e Meksikës të dielën mbrëma, pas dy muajve të qëndrimit në hapësirë. Kjo do të jetë zbritja e parë në […]

Kjo do të jetë zbritja e parë në det qe 45 vite për astronautët e NASA-s, shkruan AP.

Pilotët Sough Hurley dhe Bob Benken u nisën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të shtunën mbrëma, dhe kthimi i tyre për në shtëpi në kapsulën e parë komerciale të ndërtuar nga SpaceX për të mbajtur njerëzit në orbitë dhe prapa, thuhet se do të jetë e shpejtë, e vrazhdë dhe shumë e ngrohtë, së paku nga jashtë.

Planet janë që kapsula Dragon, e quajtur Endeavour nga ekipi i saj, do të shkon nga shpejtësia marramendëse orbitale prej 28,000 km\h, në 560 km\h në hyrje të atmosferës dhe përfundimisht në 24 km\h momentin kur të përplaset në det. Ngrohtësia maksimale që do të kaplojë kapsulën gjatë zbritjes do të jetë 1,900 gradë celsius.

Pastaj anija SpaceX me më shumë 40 punonjës, përfshirë edhe mjekë, do t’i afrohen kapsulës kur të prekë detin. Në mënyre që astronautët të jenë të sigurt nga pandemia, ekipi është vetë-izoluar për dy javë dhe janë testuar për koronavirus.

SpaceX thotë se do t’i duhet gjysmë ore që anija ti afrohet kapsulës dhe kohë shtesë për ta ngritur kapsulën në anije. Pas kontrolleve të mjekut, astronautët do të fluturojnë për në shtëpi në Houston.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar