Shefi i Google-it bën thirrje për rregullore mbi inteligjencën artificiale

Shefi i Google-it bën thirrje për rregullore mbi inteligjencën artificiale

Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai ka bërë thirrje të hënën për një qasje më të balancuar në rregulloret e inteligjencës artificiale, duke i thënë audiencës evropiane se teknologjia ka përfitime por edhe “pasoja negative”. Komentet e tij vijnë në kohën kur ligjvënësit dhe qeveritë janë duke konsideruar seriozisht mënyra për të kufizuar përdorimin […]

Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai ka bërë thirrje të hënën për një qasje më të balancuar në rregulloret e inteligjencës artificiale, duke i thënë audiencës evropiane se teknologjia ka përfitime por edhe “pasoja negative”.

Komentet e tij vijnë në kohën kur ligjvënësit dhe qeveritë janë duke konsideruar seriozisht mënyra për të kufizuar përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Nuk kam asnjë dyshim që inteligjenca artificiale duhet të rregullohet. Pyetja është se si t’i qasemi më së miri asaj”, ka thënë mes tjerash Pichai.

Ai ka theksuar se qeveritë kanë rol të madh në këtë çështje, pasi Bashkimi Evropian, ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara duhet të nisin të hartojnë rregullore për këtë çështje.

Më 2018, Google është zotuar për të mos përdorur inteligjencë artificiale në aplikacionet që lidhen me armë, vëzhgime që shkelin normat ndërkombëtare apo punë që shkelin të drejtat e njeriut./tch

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar