Bastiset kompania gjermane për manipulim të motorëve dizel

Bastiset kompania gjermane për manipulim të motorëve dizel

Bastisja u krye të martën në ambientet e filialit gjerman të grupit automobilistik Mitsubishi në Gjermani, me dyshimin e manipulimit të motorëve me naftë, dhe u nis një hetim kundër selisë së kompanisë në Japoni. “Një hetim është nisur për dyshimin e arsyeshëm të mashtrimit”, tha Zyra e Avokatisë së Frankfurtit në një deklaratë. Bastisjet […]

“Një hetim është nisur për dyshimin e arsyeshëm të mashtrimit”, tha Zyra e Avokatisë së Frankfurtit në një deklaratë.

Bastisjet u kryen në gjithsej dhjetë lokacione në disa shtete federale. Siç është raportuar më tej, bastisjet u përqendruan në provat e pajisjeve të manipulimit të motorit për të treguar më mirë sesa rezultate reale në testet e gazit të shkarkimit.

Hetimi u krye në objektet e Mitsubishi, si dhe të furnizuesve, përfshirë një nga furnizuesit më të mëdhenj gjermanë në industrinë e automobilave ‘Continental’.

Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, janë prekur motorët me naftë 1.6 dhe 2.2 litra me etiketën euro 5 dhe 6.

Mitsubishi në Gjermani të martën konfirmoi raportet e bastisjeve në media, por nuk pranoi të japë detaje.

Qysh në vitin 2016, kompania japoneze pranoi se po manipulonte motorin me qëllim të shfaqjes së rezultateve të rreme në provën e gazit të shkarkimit, por në atë kohë ishte një motor me benzinë.

Skandalet që rrethojnë manipulimin e veturave me naftë kanë pllakosur kompanitë gjermane të makinave për vite me radhë, veçanërisht Grupin Volkswagen, transmeton KosovaPress.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar