Zvicra prezanton teknologjinë 5G, qytetarët e pakënaqur

Zvicra prezanton teknologjinë 5G, qytetarët e pakënaqur

Disa mijëra njerëz protestuan në Bernë kundër vendosjes së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë në vend 5G. “Boycott 5G” dhe “Gjithmonë më i shpejtë, më shumë, më tej në dëm të njeriut dhe mjedisit”, “Stop 5G”, ishin banderolat e protestuesve para parlamentit zviceran, duke e quajtur teknologjinë 5G të dëmshme për shëndetin . “Mbledhja […]

“Boycott 5G” dhe “Gjithmonë më i shpejtë, më shumë, më tej në dëm të njeriut dhe mjedisit”, “Stop 5G”, ishin banderolat e protestuesve para parlamentit zviceran, duke e quajtur teknologjinë 5G të dëmshme për shëndetin .

“Mbledhja e kaq shumë njerëzve sot është një shenjë e fortë kundër prezantimit të pakontrolluar të 5G,” tha Tamlin Schiller, bashkë-president i Frekuencie, një shoqatë që organizoi tubimin.

Pas Koresë së Jugut, Zvicra është një nga vendet e para në botë që prezanton shërbimet e 5G, një infrastrukturë e lëvizshme që është në qendër të konfliktit teknologjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kundërshtarët e 5G në Zvicër kanë frikë nga teknologjia e rrezatimit elektromagnetik dhe disa kantone kanë bërë peticione për të ngrirë ndërtimin e antenave në emër të parimeve paraprake, të tilla si në Gjenevë, Vaud, Friburg dhe Neuchatel.

Federata e Mjekëve ka kërkuar kujdes dhe shpjegon “se derisa të vërtetohet shkencërisht se rritja e kufijve të rrezatimit aktual nuk ka asnjë efekt në shëndet, ajo nuk duhet të rritet”.

Kundërshtarët janë duke u përpjekur të fillojnë një iniciativë për referendumin për këtë temë, e cila do të kërkojë 100.000 nënshkrime në 18 muaj, transmeton KosovaPress.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar