Skoda Octavia e re debuton në nëntor

Skoda Octavia e re debuton në nëntor

Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, Grupi Volkswagen po planifikon premierën e katër modeleve të rëndësishme në segmentin kompakt të makinave. Përveç Volkswagen Golf 8, i cili u njoftua për tetor, grupi gjerman së shpejti do të prezantojë Audi A3 të ri, Seat Leon dhe Skoda Octavia – të katër makinat ndajnë të njëjtën […]

Përveç Volkswagen Golf 8, i cili u njoftua për tetor, grupi gjerman së shpejti do të prezantojë Audi A3 të ri, Seat Leon dhe Skoda Octavia – të katër makinat ndajnë të njëjtën platformë mekanike MQB. Të gjithë këta modele kanë qenë në treg për gati 7 vjet, kështu që është koha për një ndërrim brezash.

Në media, vëmendja më e madhe i kushtohet Golf 8, i cili është shtylla e shitjeve të Grupit VW në Evropë, por më e rëndësishmja për Skoda është modeli i tyre më i shitur – Octavia. Sipas ueb faqes Motor1, prodhuesi çek do të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e 4-të Octavia në Pragë, më 11 nëntor.

Ashtu si brendet e tjera në grup (Audi, Seat dhe VW), Skoda ka vendosur të mos e shfaq premierën e modelit të saj kompakt në Panairin e veturave në Frankfurt. Në vend të kësaj, në kryeqytetin çek është planifikuar një ceremoni e veçantë, e cila do të shënojë 60- vjetorin e futjes së emrit Octavia në gamën e Skoda.

Përkatësisht, Octavia origjinale u prodhua në vitin 1959 në Çekosllovakinë e atëhershme komuniste, dhe zgjati deri më 1971.

Kur bëhet fjalë për motorizimin, priten variantet në benzinë 1.5 dhe 2.0 TSI dhe naftë 2.0 TDI, si dhe hibridi i ashtuquajtur “i butë”, si dhe motori plug-in hibrid.

Më shumë detaje mbi Skoda Octavia të reja priten të dihen në javët e ardhshme, transmeton KosovaPress.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar