S’ka më ‘like’ e ‘haha’: Për të rritur cilësinë e postimeve, Facebook fsheh reagimet

S’ka më ‘like’ e ‘haha’: Për të rritur cilësinë e postimeve, Facebook fsheh reagimet

Disa përdorues Facebook-u së shpejti nuk do të mund ta shohin numrin e pëlqimeve, reagimeve në postime dhe numrin e shikuesve në video, në përpjekjen e parë për rritjen e mirëqenies së përdoruesve. Numri i pëlqimeve do të bëhet privat dhe i dukshëm vetëm për autorin e filan postimit. Ky ndryshim vjen pas testimit të […]

Disa përdorues Facebook-u së shpejti nuk do të mund ta shohin numrin e pëlqimeve, reagimeve në postime dhe numrin e shikuesve në video, në përpjekjen e parë për rritjen e mirëqenies së përdoruesve.

Numri i pëlqimeve do të bëhet privat dhe i dukshëm vetëm për autorin e filan postimit. Ky ndryshim vjen pas testimit të ngjashëm të nisur në Instagram në korrik të këtij viti në Australi. Testimi i ri i Facebook-ut, që fillon të premten, po ashtu do të bëhet në Australi.

Drejtoresha e politikave të Facebook-ut në këtë vend, Mia Garlick tha se ndryshimi bazohej në kërkimet për rritjen e mirëqenies dhe ku ishin të përfshirë profesionistët e shëndetit mendor.

“Ne kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga një numër i madh i grupeve anti-ngacmimit dhe nga organizatat e shëndetit mendor me të cilat punojmë,” tha Garlick.

Ajo ka shtuar se njerëzit duhet të fokusohen në cilësinë e ndër-veprimeve të tyre dhe jo në numrin e pëlqimeve apo reagimeve që marrin.”

Shpresohet që njerëzit do të jenë më komod në shpërndarjen e postimeve në platformë duke mos u ndjerë se janë në garë, tha ajo.

Garlick siguroi bizneset se Facebook-u nuk do të ndryshojë politikat pë ta, megjithatë./Periskopi

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar