Rreziku nga Facebook, shqetësim për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020

Rreziku nga Facebook, shqetësim për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020

Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Facebook e pranon dhe vetë se këto lloj platformash kanë ndikim të jashtëzakonshëm. “Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si […]

Facebook e pranon dhe vetë se këto lloj platformash kanë ndikim të jashtëzakonshëm.

“Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si në vitin 2016”, tha shefi teknik i Facebook-ut, Mike Schroepfer, për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Sipërmarrja e tij po përpiqet të gjejë mekanizma mbrojtës nga propaganda dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (KI), u shpreh Schroepfer.

“Por Facebook-u këtu është duke luftuar “kundër një kundërshtari, i cili po gjen metoda të ndryshme. Në këtë fushë nuk je kurrë i sigurt se janë identifikuar të gjitha burimet”, shton ai.

Schroepfer shkon dhe një hap më tej në këtë intervistë. Ai ka bindjen qe vendimi se çfarë përmbajtjesh duhet të ndalohen në internet dhe çfarë jo, nuk mund të merret ende. Pyetja që shtron në këtë rast është “A duhet t’i ndalojë Facebook-u dallimet kulturore, sociale, politike? Përgjigjen e jep po vete.

Ajo është “Jo”. “Në periudhën afatgjatë është shoqëria ajo që duhet të luajë një rol vendimtar. Shoqëria duhet të vendosë, se cilat postime dhe tekste në këtë platformë janë të rregullta e cilat jo”, nënvizon ai.

Dyshohet se Facebook-u është keqpërdorur në mënyrë masive nga rusët në zgjedhjet e vitit 2016. Por të tilla fenomene vazhdojnë të vihen re edhe në shumë vende të tjera në kohë zgjedhjesh./tch

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar