Facebook heq Historitë e Grupeve

Nëse nuk keni përdorur Group Stories në Facebook, nuk jeni vetëm. Ky rrjet social konfirmoi pretendimet se më 26 shtator, ai do të mbyllte mundësinë e vendosjes së storieve në grupe. Pas kësaj, Facebook do të fshijë të gjitha storiet ekzistuese dhe do të parandalojë përdoruesit të krijojnë të reja. Përdoruesit, natyrisht, do të jenë […]
Përdoruesit, natyrisht, do të jenë ende në gjendje të krijojnë këto shkrime “të humbura” në profilet e tyre personale.
Kompania shpjegoi vendimin duke dashur të sigurojë që grupet e njerëzve “të lidhen në një mënyrë argëtuese dhe shpërblyese”, si dhe gjithmonë duke kërkuar mënyra për të përmirësuar përvojën e komunitetit, shkruan Endgadget.
Është gjithashtu e paqartë se sa u përdorën Historitë e Grupit përpara njoftimit për mbylljen e tyre.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh që Facebook i shfuqizon ata rreth nëntë muaj pas debutimit të tyre – kjo sugjeron që jo shumë njerëz i kanë përdorur ato pavarësisht se më shumë se 1.4 miliard përdorues janë përfshirë në grupe të ndryshme në këtë rrjet social, transmeton KosovaPress.











