Microsoft konfirmon datën e daljes në shitje të HoloLens 2

Microsoft konfirmon datën e daljes në shitje të HoloLens 2

Microsoft prezantoi për herë të parë HoloLens 2 në Kongresin Mobil Botëror në Shkurt të këtij viti duke premtuar debutimin e tij nga fundi i 2019-ës. Tashmë sipas agjencisë së lajmeve Reuters HoloLens 2 do të dalë në shitje në Shtator. Shefi i inteligjencës artificiale dhe kërkimit pranë Microsoft Garry Shum zbuloi datën e debutimit të pajisjes […]

Tashmë sipas agjencisë së lajmeve Reuters HoloLens 2 do të dalë në shitje në Shtator. Shefi i inteligjencës artificiale dhe kërkimit pranë Microsoft Garry Shum zbuloi datën e debutimit të pajisjes në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale që po mbahet në Shangai.

Nuk është e qartë se kur pajisja do të jetë e disponueshme në Shtator dhe a do të shitet për zhvilluesit dhe bizneset njëkohësisht.

Microsoft ka filluar të marrë porositë e HoloLens 2 për 3,500 dollarë në fillim të vitit përpara prezantimit të edicionit për zhvilluesit.

Pajisja e re e realitetit të shtuar përmban një fushëpamje të përmirësuar, një sensor Azure Kinect, një procesor ARM, sensor për gjurmimin e lëvizjes së syve dhe një sistem tjetër ekrani.

Microsoft gjithashtu ka përmirësuar kontrollin përmes gjesteve në HoloLens 2 që të mund të manipuloni objektet më lehtësisht.

Kompania ka filluar të adoptojë një model më të hapur për HoloLens 2 dhe Windows. Zhvilluesit mund të krijojnë dyqanet e tyre të aplikacioneve, modelin e tyre të shfletimit dhe do të kenë në dispozicion më shumë API dhe drivera

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar