BMW sjell veturën e blinduar (Foto)

BMW sjell veturën e blinduar (Foto)

Prodhuesi gjerman pretendon se X5 mund të mbrojë pasagjerët nga llojet e shumta të armëve të zjarrit, përfshirë AK-47, si dhe nga eksplozivët TNT deri në 15 kilogramë, në distancë prej katër metrash. BMW ka zbuluar një version të blinduar të SUV-it të tij të quajtur X5 Protection VR6, i dizajnuar për të mbrojtur kundër […]

Prodhuesi gjerman pretendon se X5 mund të mbrojë pasagjerët nga llojet e shumta të armëve të zjarrit, përfshirë AK-47, si dhe nga eksplozivët TNT deri në 15 kilogramë, në distancë prej katër metrash.

BMW ka zbuluar një version të blinduar të SUV-it të tij të quajtur X5 Protection VR6, i dizajnuar për të mbrojtur kundër eksplozivëve, armëve të zjarrit dhe përpjekjeve të rrëmbimit.

Modeli X5 VR6 është në përputhje me kriteret e provës zyrtare të njohura ndërkombëtarisht.

Sidoqoftë, e gjithë makina është e veshur me çelik të fortë, me mbivendosje në secilën pjesë dhe skaje, për të maksimizuar mbulimin

BMW X5 Protection VR6 mundësohet nga i njëjti motor 4,4 litra binjak turbo V8 te X5 M50i i ri dhe X7 M50i. Motori prodhon 530 kuaj fuqi, teksa nga 0 deri në 100 km/orë arrin për 5.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është e përkufizuar në 210 km/orë.

X5 VR6 do të prodhohet së bashku me X5 standard në fabrikën Spartanburg të BMW në SHBA, me çmimet e përcaktuara për t’u njoftuar më vonë këtë vit.

Për krahasim, Volvo kohët e fundit prezantoi një version të ngjashëm të blinduar të SUV-it të saj XC90.

Pesha e këtij automjeti është 4.5 ton dhe çmimi i XC90 është rreth 495.000 euro.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar