Twitter bllokon agjencitë iraniane të lajmeve

Twitter bllokon agjencitë iraniane të lajmeve

Rrjeti i njohur social, Twitter, i ka bllokuar llogaritë e agjencive iraniane të lajmeve në platformën e vet  për shkak të diskriminimit të pjesëtarëve të besimit Baha. Klubi i Gazetarëve të Rinj, agjencia shtetërore “IRNA” dhe agjencia “Mehr” janë në mesin e agjencive të bllokuara në Twitter të shtunën. Sidoqoftë, disa agjenci, përfshirë agjencinë “Fars” […]

Klubi i Gazetarëve të Rinj, agjencia shtetërore “IRNA” dhe agjencia “Mehr” janë në mesin e agjencive të bllokuara në Twitter të shtunën. Sidoqoftë, disa agjenci, përfshirë agjencinë “Fars” dhe televizionin në gjuhën angleze “Press TV”, nuk janë bllokuar në këtë rrjet.

Agjencitë e bllokuara nga Twitter-i kanë thënë se veprimi i rrjetit social është marrë për shkak të raportimit të tyre rreth tensioneve në Lindjen e Mesme. Në veçanti, ato besojnë se janë bllokuar për shkak të raportimit lidhur me konfiskimin e anijes britanike nga forcat e Iranit.

Një burim në Twitter ka konfirmuar se këto agjenci janë bllokuar për shkak të sulmeve ndaj komunitetit pakicë të Bahas.

Pjesëtarët e këtij komuniteti kanë thënë se qindra besimtarë të grupit janë vrarë nga vitet e tetëdhjeta, ndërsa shumë të tjerë janë burgosur dhe torturuar.

Besohet se në Iran jetojnë rreth 300 mijë pjesëtarë të këtij besimi, ndonëse Irani nuk e njeh zyrtarisht këtë komunitet. Grupi “Human Rights Watch” ka thënë se pjesëtarët e këtij komuniteti përndiqen dhe burgosen nga autoritetet, shkruan “BBC”.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar