Agim Veliu për Periskopin: S’do të ketë përçarje në LDK edhe nëse zgjidhem unë kryetar

Agim Veliu për Periskopin: S’do të ketë përçarje në LDK edhe nëse zgjidhem unë kryetar

Kanë mbetur edhe 15 ditë nga mbajtja e kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më 3 gusht, kjo parti do ta përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor me votimin e kryetarit të partisë. Shumë emra janë përfolur, por zyrtarisht kandidaturën s’e ka shpallur askush. Nuk ka se si në mesin e këtyre emrave të mos […]

Shkruan: Artina Muçiqi 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në një deklaratë dhënë Periskopit ka thënë se ende nuk e di nëse do të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të kësaj partie, në Kuvendin zgjedhor që do të mbahet më 3 gusht.

Veliu ka thënë për Periskopin se gjithçka do të dihet në Kuvend, ku do të propozohen emrat nga delegatët.

“Në Kuvend do të propozohet apo jo edhe kandidatura ime…nuk e di a më propozon najkush a jo…sigurisht që unë e kam edhe një përkrahje prej LDK’së sepse jam nënkryetar”, ka thënë Veliu për Periskopin.

Tutje, ai beson se në kuvendin e 3 gushtit, gjithçka do të shkojë mirë.

Sipas tij, gjithë ky proces nuk do të dëmtohet nga incidentet që ndodhën në kuvendet e disa prej nëndegëve të partisë.

“Po besoj që gjithçka me shku mirë. Kuvendi ka me qenë i rregullt, i qetë dhe demokratik. S’ka asnjë arsye që me pas diçka tjetër. Incidentet janë të kaluara, janë minore, kanë ndodhur në një numër të vogël të nëndegëve, sepse LDK ka përmbi një mijë degë dhe në 2-3 nëndegë ka pas diçka të tillë. Kjo është shumë pak dhe nuk e kanë dëmtuar procesin”, ka thënë Veliu tutje.

Për nënkryetarin e LDK’së, s’ka se si të mos ketë interesim për procesin e brendshëm zgjedhor në këtë parti, pasi sipas tij, janë partia më e madhe dhe më tradicionale në vend.

“LDK është partia kryesore në Kosovë. Partia më e madhe, më e vjetër, më tradicionalja dhe gjithherë interesimi për zgjedhje në LDK ka qenë kështu, edhe brenda LDK’së, po edhe jashtë saj, prej faktorëve të tjerë e opinionit në përgjithësi. Disa këtë interesim nuk e kanë të sinqertë, disa e kanë të sinqertë edhe pa ndonjë hile për ndonjërin prej kandidatëve”, deklaroi ai.

Pavarësisht nëse do të jetë apo jo kandidat, Veliu pret që gara për të parin e partisë do të jetë fer dhe korrekte.

“Pres që gara të jetë fer dhe korrekte, nëse ka më shumë kandidatë dhe besoj që ka kandidatë LDK’ja mjaft të mirë, do të ketë votim të fshehtë dhe votimi i fshehtë në LDK nuk mund të manipulohet”, vazhdoi ai.

Tutje, Veliu ka refuzuar t’i komentojë deklaratat e bashkë-partiakëve të tij për mundësitë e kandidimit apo moskandidimit në këtë garë.

Të tillë ishin Gazmend Muhaxheri, i cili refuzoi kategorikisht futjen në garë për të parin e LDK’së, e Lufti Haziri, i cili ishte i pari që bëri të ditur se do t’ia mësyjë kësaj gare.

“Nuk e kam ndonjë koment, nuk i komentoj fare këto gjëra e deklarata të kolegëve”, tha shkurt ai.

Veliu ka dekada që është në LDK. Madje, ai është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të kryetarit aktual të partisë, Isa Mustafës.

I pyetur nëse tashmë ka ardhur koha që edhe ai të ketë ndonjë post më të lartë udhëheqës në këtë parti, Veliu u përgjigj shkurt: “Nuk e di, nuk e di aty vendosin delegatët e Kuvendit, për kryetarin e LDK’së vendosin ata”.

Veliu është i bindur se zgjedhja e tij në këtë post, apo ndonjërit prej bashkëpartiakëve nuk do të shkaktojë përçarje në parti.

“Jo more s’ka arsye për me pas përçarje, pa marrë parasysh se kush zgjedhet, nuk ka arsye me pas as përçarje e as ndasi. Na duhet me ec bashkë, unik edhe me synu me i fitu zgjedhjet nacionale”, tha ai.

Në fund të bisedës, Veliu refuzoi të përgjigjet në deklaratat e kohëve të fundit se vetëm kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa, mund ta ruaj unitetin brenda kësaj partie.

“Ju lutem, më tutje nuk komentoj asgjë”, përfundoi ai.

Kohëve të fundit nëpër rrjete sociale është parë një promovim më i madh që po i bëhet Veliut nga simpatizantë të kësaj partie.

Veliu për Periskopin tha se nuk ka njohuri për këto gjëra, por shtoi se është e natyrshme që të promovohen punët e tij të përditshme.

Si një nga njerëzit kryesor në parti, emri i Veliut është përmendur si një nga pretendentët për kryetar të partisë.

Përveç Veliut, është përfolur se kësaj gare mund t’i futen edhe kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa, deputetja Vjosa Osmani, nënkryetari Lutfi Haziri, e ish-kryetari Fatmir Sejdiu.

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK pritet të përfundojë më 3 gusht, kur edhe është caktuar mbajtja e kuvendit zgjedhor, në të cilin delegatët e partisë do ta zgjedhin kryetarin.

Ky proces disa mujor është shoqëruar edhe me disa incidente, si rrahje me grushte e me karrige, të cilat gjatë tërë kohës janë minimizuar si zhvillime nga zyrtarë të kësaj partie.

Praktika e rrahjes me karrige në këtë parti për herë të parë ka ndodhur në kuvendin zgjedhor të vitit 2006./PERISKOPI

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve