Tjetër përditësim, tjetër problem kritik sigurie në Firefox

Tjetër përditësim, tjetër problem kritik sigurie në Firefox

Pak ditë më parë Mozilla dërgoi një përditësim kritik në Firefox i cili adresonte një problem që hakerët po e shfrytëzonin në mënyrë aktive për të marrë nën kontroll sistem të cënueshme. Tashmë kompania ka lançuar një një tjetër përditësim për një tjetër problem. Sipas ZDNet, infiltruesit përdornin dy probleme sigurie për të shënjestruar punonjësit e Coinbase: […]

Tashmë kompania ka lançuar një një tjetër përditësim për një tjetër problem.

Sipas ZDNet, infiltruesit përdornin dy probleme sigurie për të shënjestruar punonjësit e Coinbase: i pari lejonte aktivizimin e kodit të dëmshëm përmes Firefox ndërsa i dytë krijonte mundësi për ti shpëtuar proceseve të mbrojtura të Firefox.

Sulmuesit përdorën metodën “spear-phishing” duke u dërguar e-mail-e personelit të bursës kriptografike për ti joshur në një uebsajt i dizajnuar për të shkarkuar dhe instaluar automatikisht një maluer që vidhte informacione.

Kjo metodë mund të aplikohej vetëm nëse punonjësit përdornin Firefox. Malueri që kanë përdorur funksiononte në Mac dhe Windows dhe mund të grumbullonte të dhëna dhe fjalëkalime.

Një hulumtues i Projektit Zero të Google raportoi problemin tek Mozilla në Prill, por krijuesi i shfletuesit nuk kishte arritur ta adresonte më përpara derisa ekipi i sigurisë së Coinbase raportoi sulme ndaj sistemeve të kompanisë.

Nuk dihet sesi hakerët kishin informacion rreth problemeve dhe mënyrës së shfrytëzimit të tyre. Ndërsa Coinbase nuk gjeti raste të sulmit ndaj konsumatorëve, përdoruesit e Firefox duhet të përditësojnë shfletuesit sidomos tashmë që problemet janë publike.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar