Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Apple mund të përdorë ekrane OLED të rangut të lartë në më shumë pajisje, jo pse do të dëshironte kështu, por që ti përmbahet marrëveshjes me furnizuesin OLED Samsung Display pasi raportimeve se iPhone nuk po shiten siç kishte parashikuar. Sipas një raporti të ETnews, Apple mund të vendosë ekrane OLED në pajisje që nuk […]

Sipas një raporti të ETnews, Apple mund të vendosë ekrane OLED në pajisje që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe këtu përfshihen laptopët dhe tabletët.

Kjo mbetet një prej mënyrave sesi Apple dhe Samsung mund të arrijnë një akord në lidhje me marrëveshjen e tyre për ekranet OLED.

Apple i përdorë këto ekrane në iPhone XS dhe XS Max, dhe duke qenë se shitjet e këtyre të fundit kanë qenë larg pritshmërive, kompania mund të detyrohet ti vendosë në “vende” të tjera.

Ekranet OLED nuk përdoren vetëm tek telefonët, por edhe tabletët e laptopët edhe pse jo nga Apple. Tabletët Samsung Galaxy Tab S janë vlerësuar për ekranet OLED ndërsa këtyre lavdërimeve nuk i kanë shpëtuar as laptopët si Lenovo ThinkPad X1 Yoga.

Megjithatë nuk e dimë se kur këto ekrane do të mbërrijnë tek pajisjet e tjera të Apple. Përditësimet e MacBook Pro nuk vinë përpara 2021 ndërsa iPad përdorin teknologjinë mini-LED të ekranit dhe jo OLED.

Ekziston mundësia që Apple të aplikojë ekranet OLED edhe tek modeli “low-cost” i iPhone XR për të cilin kompania krenohet për shitjet e larta.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar