Sot 15 vjet bota u bë me Facebook

Sot 15 vjet bota u bë me Facebook

Pesëmbëdhjetë vite pas konceptimit në një dhomë konvikti në Harvard, Facebook është shndërruar në liderin numër një të rrjeteve sociale në botë duke numëruar mbi dy miliardë përdorues. Një sukses që u pasua edhe me një kalvar problematikash. Më 4 shkurt 2004, Mark Zuckerberg hodhi në rrjet embrionin e Facebook. Sot kompania është prezente në […]

Një sukses që u pasua edhe me një kalvar problematikash.

Më 4 shkurt 2004, Mark Zuckerberg hodhi në rrjet embrionin e Facebook.

Sot kompania është prezente në përditshmërinë e një të katërtës së planetit, vlen 500 miliardë dollarë në bursë dhe grumbullon 22 miliardë fitime neto në vit.

Dhe në moshën 34 vjeç, drejtuesi i Facebook peshon 62 miliardë dollarë.

Megjithatë, kjo histori e pabesueshme suksesi është bërë objekt sulmesh prej gati dy vitesh nga një valë thuajse e pandërprerë skandalesh dhe zbulimesh rreth metodave të rrjetit social, përfshirë të ardhurat që vijnë nga reklama.

Lista e kritikave është e gjatë, deputetë të shqetësuar për keqinformimin që po vërshon mbi platformë, mbrojtësit e privatësisë që propagandojnë kundër mbledhjes gjithnjë e më masive të të dhënave personale për të nxjerrë përfitime dhe vetë aktivistët e të drejtave të njeriut.

”Bëhet fjalë për një sipërmarrje shumë të fuqishme, që krijoi një produkt miklues ku shumë persona kanë krijuar varësi prej tij”, thekson autori dhe analisti Josh Bernoff.

Dhe e gjitha kjo shoqërohet me një përgjegjësi të madhe.

Pas problemeve në 2018, Facebook nuk është më qendra e lëvdatave për shpikjet e tij.

”Faktet edhe një të një rëndësie sado të vogël shqyrtohen me kujdes”, shprehet Debra Aho Williamson analiste tek eMarketer.

Në moshën 15-vjeçare Facebook-u duhet të maturohet, nuk është më një fillestar.

Facebook u shndërrua një një perandori që zotëron disa aplikacione falas, nga më të përdorurat sot në botë si Instagrami, që revolucionarizoi fotografinë dhe raportin me pamjen, apo ‘’Messenger’’ dhe ‘’WhatsApp’’ për të komunikuar.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar