Veçoritë teknike të Automobilit të Turqisë TOGG

Veçoritë teknike të Automobilit të Turqisë TOGG

Automobili i Turqisë është më shumë se një automobil. Ky automobil, i cili ka distancën më të gjatë të akseve të këtij segmenti, brenda 30 minutave do të arrijë 80 për qind të kapacitetit të karikimit. Me platformën modulare elektrike automobili do të ketë dy opsione, 300+ dhe 500+ kilometra distancë me një karikim, ndërsa […]

Ky automobil, i cili ka distancën më të gjatë të akseve të këtij segmenti, brenda 30 minutave do të arrijë 80 për qind të kapacitetit të karikimit.

Me platformën modulare elektrike automobili do të ketë dy opsione, 300+ dhe 500+ kilometra distancë me një karikim, ndërsa do të jetë i kyçur vazhdimisht me qendër dhe përditësimet do të mund të bëhen nëpërmjet lidhjes 4G dhe 5G.

Menaxhimi i avancuar i baterisë dhe sistemet aktive të administrimit termik sigurojnë një makinë me bateri afatgjatë, ndërkaq shpejtësinë nga 0-100 km/h motori me 200 kuaj fuqi arrin për 7,6 sekonda, ndërsa modeli me motor 400 kuaj fuqi arrin për 4,8 sekonda.

Makina, e cila është 100 për qind elektrike, pas shtëpisë dhe zyrës do të jetë hapësira e tretë e jetesës dhe do të punojë me teknologji inteligjente që ofron më shumë se një makinë.

Infrastruktura e lidhjes e automobilit të Turqisë do të zëvendësojë në mënyrë të përhershme internetit dhe nuk do të nevojitet ndonjë pajisje të veçantë për t’u lidhur në internet.

Makina do të jetë në komunikim me të gjithë infrastrukturën inteligjente të qytetit, rrjetin elektrik, pajisjet, shtëpitë dhe ndërtesat dhe do të bëhet një asistent në shumë fusha të ndryshme të jetës.

https://www.facebook.com/trt.shqip/videos/2440161772915569/

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar