ISIS-i shfaqet si fantazmë në Irak, inteligjenca thotë se është më e fortë se kurrë

ISIS-i shfaqet si fantazmë në Irak, inteligjenca thotë se është më e fortë se kurrë

Ka indikacione në rritje se Shteti Islamik [ISIS] po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi që i humbi territoret e fundit të mbetura në këtë shtet. Zyrtarët e inteligjencës kurdë dhe perëndimore i kanë thënë BBC-së se prania e ISIS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar, ndërsa sulmet e këtij grupi famëkeq terrorist po […]

Zyrtarët e inteligjencës kurdë dhe perëndimore i kanë thënë BBC-së se prania e ISIS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar, ndërsa sulmet e këtij grupi famëkeq terrorist po shtohen.

Militantët janë bërë tashmë më të shkathtë dhe më të rrezikshëm se al-Qaeda, sipas Lahur Talabanyt, një zyrtar i lartë i kundër-terrorizmit kurd.

“Ata kanë teknika më të mira, taktika më të mira dhe shumë më shumë para në dispozicion,” tha ai. “Ata janë në gjendje të blejnë pajisje, armë, ushqime dhe mjete transporti. Teknologjikisht janë shumë më të zotë. Është shumë e zorshme që t’i heqim qafe. Kësisoj, ata janë si al-Qaeda me steroide.”

Shefi veteran i inteligjencës dha këto deklarata të errëta me një theks londinez – për shkak se kishte jetuar për kohë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar pasi familja e tij i kishte ikur regjimit të Saddam Husseinit, përcjell Periskopi.

Ai thotë se një soj tjetër i ISIS-it ishte ngritur, i cili nuk e kishte për qëllim të kontrollonte ndonjë territor në mënyrë që të mos ishte nën shënjestër. Në vend të kësaj – si paraardhësit e tyre të al-Qaedas më herët, ekstremistët po punojnë prapa skene, në malet Hamrin të Irakut.

“Kjo është qendra e ISIS-it tash për tash,” deklaroi z.Talabany. “Është një vargmal shmë i gjatë, dhe është tepër e zorshme për ushtrinë irakiane që ta kontrollojnë. Ka shumë shpella dhe vende ku mund të fshihen.”

Sipas inteligjencës kurdë vlerësohet se në Irak janë prej 4 mijë deri në 5 mijë luftëtarë të ISIS-it./Periskopi

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve