U turpërua në transmetim direkt, pasi dështoi xhami anti-plumb, por 150 mijë njerëz e porositin Tesla-n e re

U turpërua në transmetim direkt, pasi dështoi xhami anti-plumb, por 150 mijë njerëz e porositin Tesla-n e re

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të veturave elektronike “Tesla”, Elon Musk, tha të shtunën se 150 mijë persona tashmë e kanë rezervuar blerjen e modelit të ri, të quajtur “Cybertruck”, i cili u prezantua të enjten në Los Angeles. “146 mijë porosi për veturën e re deri më tash. 42 për qind e tyre e kanë […]

“146 mijë porosi për veturën e re deri më tash. 42 për qind e tyre e kanë zgjedhuar modelin me dy motorë, 41 për qind modelin me tre motorë dhe 17 për qind e tyre e kanë zgjedhur modelin me një motor”, shkroi shefi i kësaj kompanie në Twitter.

Prezantimi i kësaj veture, të cilën Musk-i e kishte përshkruar si veturë të së ardhmes, kur xhami i saj anti-plumb u thye nga goditja me një gur. Kjo ngjarje u cilësua si dështim dhe pritej të ndikonte negativisht në shitjen e veturës.

Ky dështim madje ndikoi në tregun e aksioneve, ku aksionet e kompanisë Tesla pësuan rënie për gjashtë për qind, ndërsa pasuria e shefit të saj ra për 768 milionë dollarë brenda një dite të vetme, sipas revistës “Forbes”.

Porositja e veturës së re para prodhimit kushton vetëm 100 dollarë. Kjo shumë më pas kthehet kur pronarët e rinj t’i marrin veturat e porositura.

Prodhimi i kësaj veture do të fillojë në vitin 2021 dhe do të ketë çmim fillestar prej 39900 dollarësh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar