Tesla zgjedh Berlinin për fabrikën e parë në Evropë

Tesla zgjedh Berlinin për fabrikën e parë në Evropë

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka thënë se Berlini do të jetë qyteti i parë evropian ku prodhuesi i veturave elektrike do të ndërtojë fabrikë. Ky vendim është pjesë e planit për zgjerimin e rrjetit të fabrikave në tërë botën. Përpos fabrikës, Musk tha se kompania e tij do të ndërtojë në kryeqytetin […]

Përpos fabrikës, Musk tha se kompania e tij do të ndërtojë në kryeqytetin gjerman edhe një qendër për inxhinieri dhe dizajn të veturave. Më parë, Tesla kishte thënë se synon ta fillojë prodhimin e veturave në Evropë në vitin 2021.

Ky vendim vjen pasi kompania e veturave elektrike, e cila ka investuar shumë në një fabrikë në Kinë, po përballet me rritje të konkurrencës në tregun e këtij lloji të veturave për shkak të planeve të prodhuesve të tjerë për rritjen e investimeve në vetura me rrymë.

Shefi i Tesla-s e bëri të ditur këtë lajm gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve për vetura në Gjermani. “Të gjithë e dinë se inxhinieria gjermane është e jashtëzakonshme dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne do ta ndërtojmë fabrikën në këtë vend”, tha ai.

Ai njoftoi se fabrika do të ndërtohet afër aeroportit të ri të Berlinit dhe në të fillimisht do të prodhohen veturat e modelit Y dhe bateritë për vetura.

Vendimi i kësaj kompanie për ndërtimin e fabrikës në Gjermani po vlerësohet edhe si rezultat i rritjes së kërkesës për vetura elektrike në Evropë. Përpos Evropës, Tesla ka investuar mjaft shumë edhe në Azi. Kompania i ka ndarë 2 miliardë dollarë për ndërtimin e fabrikës në Shanghai, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar