OKB: 4.1 miliardë njerëz në internet

OKB: 4.1 miliardë njerëz në internet

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar së fundmi se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018. Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit […]

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar së fundmi se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018.

Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulëta në Afrikë me 28.2 për qind, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku “një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online”.

Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në të gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave.

“Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Evropë, ai po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në raport.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar