Google do të identifikojë faqet e ngadalta në Chrome

Google do të identifikojë faqet e ngadalta në Chrome

Gjiganti i teknologjisë Google është duke eksperimentuar me një simbol të ri që duhet të shënojë vendet me ngarkim të ngadaltë në shfletuesin Chrome. Postimi në blog i ekipit Chrome shpjegon se në të ardhmen shfletuesi do të jetë në gjendje të identifikojë faqet që ngarkohen shpejt ose ngadalë për përdoruesit dhe t’i shënojnë ato […]

Postimi në blog i ekipit Chrome shpjegon se në të ardhmen shfletuesi do të jetë në gjendje të identifikojë faqet që ngarkohen shpejt ose ngadalë për përdoruesit dhe t’i shënojnë ato me etiketa të qarta.

Ky lloj shënjimi mund të marrë shumë forma, dhe ekipi planifikon t’i provojë ato përmes eksperimentit dhe të gjejë atë që do të jetë më i dobishëm për përdoruesit.

Google planifikon të identifikojë faqet që janë krijuar të jenë përgjithësisht të ngadalta. Ekipi i Chrome gjithashtu po eksploron aftësinë për të identifikuar vendet me ngarkesë të ngadaltë për shkak të lidhjeve të ngadalta të harduerit ose rrjetit, transmeton KosovaPress.

Google po shqyrton gjithashtu një ekran të ngarkimit që do të paralajmëronte përdoruesit, ose një shirit përparimi që do të ishte i gjelbër nëse faqja ishte e shpejtë dhe e kuqe nëse e ngadaltë.

“Ne po zhvillojmë etiketimin e shpejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me ekipe të tjerë në Google që janë të angazhuar në shënjimin ose testimin e përvojës së përdoruesit”, shpjegon ekipi i Chrome.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për vendosjen e normave për atë që konsiderohet një përvojë e mirë në internet, dhe shpresojmë se ato do të jenë të arritshme për të gjithë zhvilluesit,” shtojnë ata.

Nuk është e qartë se kur sistemi i ri do të shfaqet në Chrome, por Google ka njoftuar planet në një konferencë të Chrome Dev Summit në San Francisko.

Njoftimi është i rrethuar me shumë “ndoshta”, kështu që është e qartë se Google dëshiron reagime nga zhvilluesit e uebit para se të vazhdojë më tutje.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar