iPhone 11 po shitet më shumë sesa prodhohet

iPhone 11 po shitet më shumë sesa prodhohet

Gjenerata e re e iPhone po shitet aq mirë sa që Apple nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat e tregut në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit. Prandaj kompania ka vendosur ta rritë prodhimin e modeleve iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, raporton Softpedia. Nikkei raporton se Apple tashmë ka kërkuar nga furnitorët […]

Nikkei raporton se Apple tashmë ka kërkuar nga furnitorët që ta rrisin prodhimin për 10 për qind, ndërsa burime të afërta me këtë temë pohojnë se kjo do të jetë një rritje prej afërsisht tetë milionë njësive të telefonave.

Është e rëndësishme të theksohet se përshtatja e prodhimit vlen edhe për të gjitha modelet e iPhone, dhe jo vetëm për familjen e re, edhe pse iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro do të përfitojnë më së shumti nga ky prodhim i rritur.

Raporti përmend gjithashtu se do të zvogëlohet prodhimi i modelit iPhone 11 Pro Max pasi që pjesa më e madhe e porosive shkojnë në dy modelet e tjera në linjë.

Apple nuk i publikon më rezultatet e veta të shitjeve, por bazuar në të dhënat e shitjes me pakicë, analistët besojnë se iPhone 11 po shitet më mirë sesa pritej fillimisht.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar