Shitjet e iPhoneve po ndikohet nga rënia e ekonomisë kineze

Shitjet e iPhoneve po ndikohet nga rënia e ekonomisë kineze

Apple ka trazuar investitorët me lajmin se shitjet e saj janë ngadalësuar, duke fajësuar dobësinë ekonomike në Kinë. Në një njoftim të papritur, prodhuesi i iPhoneve, tha se të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë. Në nëntor, ai kishte parashikuar të paktën 89 miliardë dollarë […]

Në një njoftim të papritur, prodhuesi i iPhoneve, tha se të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë.

Në nëntor, ai kishte parashikuar të paktën 89 miliardë dollarë të ardhura, një parashikim që edhe në atë kohë kishte zhgënjyer investitorët.

Aksionet e Apple humbën më shumë se 7 për qind në bursa pas njoftimit.

Sezoni festiv, zakonisht është tremujori më fitimprurës për Apple. Por, të ardhurat prej 84 miliardë dollarësh shënojnë një rënie prej thuajse 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e përfaqësojnë rënien më të dukshme të kompanisë që nga viti 2016.

Në një letër drejtuar investitorëve, drejtori ekzekutiv Tim Cook, tha se problemet me shitjet e kompanisë ishin të lidhura kryesisht me rajonin e Kinës së madhe, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, e që garanton zakonisht rreth 20 për qind të të ardhurave të Apple.

“Ndërsa ne kemi trajtuar disa sfida në tregjet kyçe, nuk mundëm të parashikonim magnitudën e rënies ekonomike veçanërisht në Kinën e madhe”, tha Cook.

Sidoqoftë, Cook shtoi se tregjet e zhvilluara kanë njohur po ashtu probleme, pasi më pak konsumatorë nga sa pritej kanë zgjedhur të blejnë telefon të rinj.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar