Twitter pranon se i ka fshehur “padrejtësisht” disa llogari

Twitter pranon se i ka fshehur “padrejtësisht” disa llogari

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, u tha ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë “të paanshme”. Ai tha se platforma “padrejtësisht” ka reduktuar dukshmërinë e 600,000 llogarive, duke përfshirë disa të anëtarëve të Kongresit. Dorsey nuk mundi të thotë nëse shumica e tyre ishin të republikanëve, demokratëve apo të […]

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, u tha ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë “të paanshme”.

Ai tha se platforma “padrejtësisht” ka reduktuar dukshmërinë e 600,000 llogarive, duke përfshirë disa të anëtarëve të Kongresit.

Dorsey nuk mundi të thotë nëse shumica e tyre ishin të republikanëve, demokratëve apo të tjerëve.

Dorsey u mor në pyetje nga senatorët amerikanë në lidhje me akuzat se Twitter censuron zërat konservatorë.

Disa republikanë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, e kanë akuzuar Twitter-in për anshmëri – akuza që kompania i mohon.

“Twitter nuk e përdor ideologjinë politike për të marrë ndonjë vendim, qoftë lidhur me radhitjen e përmbajtjes në shërbimin tonë, qoftë me zbatimin e rregullave”, tha Dorsey.

Megjiithatë, ai pranoi se kompania ka bërë gabime.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të hetojë “shqetësimet në rritje se këto kompani mund të dëmtojnë konkurrencën dhe me qëllim të mbysin këmbimin e lirë të ideve në platformat e tyre”.

Pretendimet për censurë janë rritur pasi Twitter ka shtuar një “filtër për cilësinë” në platformë dhe për rezultatet e kërkimit.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar