Mercedes GLE tregon fytyrën

Mercedes GLE tregon fytyrën

Pas premierës së modelit të tij të parë plotësisht elektrik SUV, Mercedes ka nisur prodhimin e modelit konvencional. Prodhuesi gjerman ka përgatitur një video ku paralajmëron premierën SUV GLE. Video nuk zbulon shumë, por në xhirim mund të shihet pjesa e përparme e automjetit me drita speciale LED, transmeton KosovaPress.  Detajet zyrtare teknike për momentin […]

Prodhuesi gjerman ka përgatitur një video ku paralajmëron premierën SUV GLE.

Video nuk zbulon shumë, por në xhirim mund të shihet pjesa e përparme e automjetit me drita speciale LED, transmeton KosovaPress.  Detajet zyrtare teknike për momentin nuk janë bërë të ditura, por pritet që gjenerata e re e Mercedes SUV të marrë motorin 3.0 litra me gjashtë cilindra me teknologji EQ Boost, e cila rrit fuqinë e motorit benzinë.

Vetë agregati benzinë siguron 376 kuaj fuqi, ndërsa EQ Boost siguron edhe 22 kuaj fuqi shtesë.

Në Evropë nuk do të mungojë as versioni në dizel, sikurse është motori me gjashtë cilindra 3.0 me 286 kuaj fuqi, ndërsa përmendet edhe njësia më e fuqishme dizel me 340 kuaj fuqi.

Më vonë, në ofertë do të gjendet edhe versioni sportiv nga kuzhina e  Mercedes-AMG, me shenjat GLE 53, GLE 63 dhe GLE 63 S.

Më i fuqishmi prej tyre do të jetë me motor 4.0 V8 me 612 kuaj fuqi.  Ende nuk dihet se kur do të mbahet premiera e Mercedes GLE, ndërsa rasti i parë për këtë mund të jetë salloni i ardhshëm i veturave në Paris, i cili mbahet kah gjysma e tetorit.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar