Zbuloi defektin e “Instagram”, kompania shpërblen 10-vjeçarin me shumën e majme

Zbuloi defektin e “Instagram”, kompania shpërblen 10-vjeçarin me shumën e majme

Kompanitë e ndryshme teknologjike kanë ofruar gjithmonë shpërblime të majme për personat të cilët kanë arritur të zbulojnë defekte në përdorimin e rrjeteve sociale. Zbulimi i fundit i një defekti është bërë nga një djalë 10-vjeçarë nga Finlanda, i cili ka marrë nga rrjeti social “Instagram” shumën prej 10.000 dollarësh. Djali i cili quhet Jani […]

Kompanitë e ndryshme teknologjike kanë ofruar gjithmonë shpërblime të majme për personat të cilët kanë arritur të zbulojnë defekte në përdorimin e rrjeteve sociale. Zbulimi i fundit i një defekti është bërë nga një djalë 10-vjeçarë nga Finlanda, i cili ka marrë nga rrjeti social “Instagram” shumën prej 10.000 dollarësh. Djali i cili quhet Jani ka arritur të zbulojë një defekt në sigurinë e rrjetit social më të përdorur edhe pse vetë akoma nuk ka një llogari në “Instagram.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram. “Mund të eliminoja cilindo përdorues, edhe vetë Justin Bieber”, – u shpreh ai në një intervistë të dhënë për revistën finlandeze “Iltalehti”.

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un, i cili zotëron “Instagramin”, nëpërmjet një email-i dhe atje djaloshi ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli. Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

Panorama Plus

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar