Adoleshentët po braktisin Facebookun

Adoleshentët po braktisin Facebookun

Adoleshentët amerikanë po braktisin “Facebook”-un, duke preferuar platforma të tjera sociale si “Youtube”, “Instagram” apo “Snapchat”. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimeve “Pew” me seli në SHBA, sipas së cilës vetëm 51 për qind e tyre përdorin tashmë rrjetin social të themeluar nga Zuckerberg, një shifër që ka pësuar […]

Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimeve “Pew” me seli në SHBA, sipas së cilës vetëm 51 për qind e tyre përdorin tashmë rrjetin social të themeluar nga Zuckerberg, një shifër që ka pësuar rënie me 20% prej vitit 2015, kur u anketuan për herë të fundit adoleshentët.

Shumica e atyre të grupmoshës 13-17 vjeç kanë qasje, – në mos e zotërojnë, – në një “smartphone”, ndërsa 45% e tyre janë “online” thuajse gjatë të gjithë ditës.

“Youtube” ka “vjedhur” dominimin e dikurshëm të “Facebook”-ut mbi adoleshentët, me 85% të tyre që preferojnë tashmë platformën e publikimit të videove. Rrjetet e dyta dhe të treta për nga interesi mes adoleshentëve, sipas këtij studimi janë “Instagram”-i me 72% dhe “Snapchat”-i me 69%.

Numri i adoleshentëve që përdorin “Twitter”-in është vetëm 32%, ndërsa “Tumblr” ka edhe më pak frekuentues 14%, me të dyja këto rrjete që nuk njohin ndryshime të mëdha krahasuar me rezultatet e vitit 2015.

E ndërsa “Facebook”-u mund të ketë humbur “mbretërimin” mes adoleshentëve kundrejt “Youtube”, ai sërish mbetet zotërues i “Instagram”-it që po njeh më shumë përdorues, një platformë për shpërndarje fotosh dhe videosh, që prej vitit 2012.

Studimi i “Pew”, që mori në anketim afro 750 adoleshentë një muaj më parë, zbulon se rritja e zotërimit të “smartphone”-ve ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e adoleshentëve. Sot, 95% e tyre e kanë një telefon “të zgjuar”, duke nënkuptuar një rritje me 22 pikë përqindjeje krahasuar me 73% të adoleshentëve që rezultonin 3 vite më parë.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar