Pas presionit ndërkombëtar, edhe Haradinaj zmbrapset nga formimi i Ushtrisë me ligj

Pas presionit ndërkombëtar, edhe Haradinaj zmbrapset nga formimi i Ushtrisë me ligj

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në fillim të kësaj jave tha se Ushtria e Kosovës do të formohet me anë të ligjit e jo me ndryshime kushtetuese, nëse një opsion i tillë vazhdon të kundërshtohet edhe më tej nga Lista Serbe. Ky lajm nuk u prit mirë nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku nëpërmjet […]

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në fillim të kësaj jave tha se Ushtria e Kosovës do të formohet me anë të ligjit e jo me ndryshime kushtetuese, nëse një opsion i tillë vazhdon të kundërshtohet edhe më tej nga Lista Serbe.

Ky lajm nuk u prit mirë nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku nëpërmjet një përgjigje tha se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese.

“Ne kemi nxitur qeverinë që të punojë metodikisht për tranzicionin e FSK-së dhe që të vazhdojë me fushatën e saj brenda Kosovës si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar përkrahje maksimale për këtë tranzicion. SHBA-të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin e FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Megjithëkëtë, tani nga qeveria thotë se janë të vetëdijshëm se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, e jo me ligj.

Kështu është përgjigjur për lajmin, shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që finalizimi i procesit të transformimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës të Forca e Armatosur e Kosovës bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese”, ka thënë shkurt Arifi.

Përgjigja e Arifi lë të kuptohet se Qeveria është zmbrapsur nga ajo që kishte thënë Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri në një emision televiziv të martën tha se e ka kthyer prapa projektligjin për ushtrinë, pas mbërritjes në tavolinën e tij.

“E kam kthyer ligjin. Ka qenë në Qeveri. E kam kthyer prapa, se ka paraparë ndryshime kushtetuese”, ka treguar Haradinaj.

Arsyetimi i kryeministrit që Ushtria të bëhet me anë të ligjit ishte mungesa e dy të tretave të votave në Kuvend të Kosovës që do pamundësonte ndryshimet kushtetuese, andaj ka kërkuar që projektligji të ndryshohet, në mënyrë që ushtria e Kosovës të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit.

 

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve