E ardhmja e Facebook-ut në rrezik serioz

E ardhmja e Facebook-ut në rrezik serioz

  Facebook-u vazhdon të ndjejë pasojat negative të skandalit lidhur me trajtimin e të dhënave të përdoruesve dhe privatësisë. Ligjvënësit amerikanë dhe evropianë po i bëjnë thirrje shefit të Facebook-ut Mark Zuckerberg për të dhënë dëshmi, ndërkohë që entet rregullatore kanë hapur hetime. Për dy miliardë njerëz në mbarë botën, Facebook-u është një mënyrë për […]

 

Facebook-u vazhdon të ndjejë pasojat negative të skandalit lidhur me trajtimin e të dhënave të përdoruesve dhe privatësisë. Ligjvënësit amerikanë dhe evropianë po i bëjnë thirrje shefit të Facebook-ut Mark Zuckerberg për të dhënë dëshmi, ndërkohë që entet rregullatore kanë hapur hetime.

Për dy miliardë njerëz në mbarë botën, Facebook-u është një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Por presioni po rritet në rrjetin e medias sociale për të ndryshuar. Debatet që janë hapur së fundmi lidhur me praktikat që ndjek Facebook-u lidhur me të dhënat e klientëve kanë çuar në thirrje për rregullore më të forta. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, pritet të dëshmojë në Uashington për këtë çështje në javët e ardhshme. Disa firma kanë ndaluar reklamimet në faqen e medias sociale derisa të mësojnë më tepër.

“Në Mozilla, ne i hoqëm reklamat tona nga Facebook-u javën e kaluar….dëshirojmë të shohim pak më shumë transparencë ndaj konsumatorit dhe pak më shumë zgjedhje për ta. Ky është një hap i vogël për të thënë ‘kur të filloni ta merrni pak më seriozisht dhe të bëni këto ndryshime, ne do të kthehemi platformën tuaj” thotë Denelle Dixon.

Denelle Dixon është e dyta në detyrë në kompaninë teknologjike Mozilla, krijues i Firefox-it. Kompania e saj dëshiron që Facebook-u të jetë më transparent me përdoruesit që të mësojnë se ç’bëhet me të dhënat e tyre.

“Mënyra më e thjeshtë për ta trajtuar këtë çështje, është që të mos ketë surpriza nga Facebook-u. Mos i habitni përdoruesit ose konsumatorët. Dhe nëse e bëni, duhet të merrni përgjegjësi dhe të thoni se ç’keni bërë. Dhe se si do e ndreqni” shpjegon Dixon.

Por edhe nga kritikët e Facebook-ut, nuk flitet seriozisht për fshirjen e profileve. Komunikimi në mediat sociale do të qëndrojë.

“Pavarësisht se Facebook-u është në qendër të vëmendjes tani për arsye shumë të mirë, ky problem nuk është vetëm i Facebook-ut. Ky është një problem me shumicën e rrjetit. Modeli i biznesit bazohet nga grumbullimi i të dhënave, gjë që nuk mund të vazhdojë kështu e të bashkëjetojë me të drejtat e privatësisë” thotë Gennie Gebhart, e “Electronit Frontier Foundation”, një grup lobist për të promovuar të drejtat civile në internet.

Kur bëhen thirrje për ligje të reja, gjithmonë ka shqetësime në Silicon Valley se forcimi i rregullave do të dëmtojë bizneset e reja dhe ato më të voglat. Por Facebook-u është aq i madh sa që mund të ketë nevojë të mbahet përgjegjës më gjerësisht.

“Një hap shumë konkret që mund të merret është një auditim i pavarur se si Facebook-u po i ruan, i mbledh dhe i përdor të dhënat tona…Ne kemi nevojë për një analizë të pavarur nga një grup që nuk i përgjigjet Facebook-ut, por që u përgjigjet përdoruesve” thotë zonja Gebhart.

Në një aktivitet për sipërmarrësit e huaj në San Francisko, pjesëmarrësit thonë se është një moment kyç për Facebook-un dhe të gjitha mediat sociale.

“Unë mendoj se kjo është diçka pozitive për Facebook-un. Është një mundësi për ta që të mendojnë se si të rriten dhe të vazhdojnë në të ardhmen” thotë Huan Fang, themelues i “Ripple Ideas”.

Qoftë nga rregullat e reja ose vetë-rregullimit, e ardhmja e Facebook-ut është në rrezik.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar