Libani i gatshëm të sulmojë Izraelin – eksplorimi i naftës ka acaruar dyja shtetet

Ushtria libaneze e ka riafirmuar se është e gatshme në një konfrontim me Izraelin me çdo mjet nëse mosmarrëveshjet në vazhdim dhe marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis fqinjëve përshkallëzohen në një konfrontim të armatosur. “E riafrmoj përsëri refuzimin tonë kategorik të armikut izraelit që shkel sovranitetin e Libanit dhe të drejtën e tij të shenjtë […]
“E riafrmoj përsëri refuzimin tonë kategorik të armikut izraelit që shkel sovranitetin e Libanit dhe të drejtën e tij të shenjtë për të shfrytëzuar të gjitha burimet e saj ekonomike,” tha gjenerali Joseph Aoun, cituar nga ushtria libaneze.
“Ushtria nuk do të kursejë asnjë metodë për përballuar ndonjë aggression izraelit, pavarësisht rrethanave,” shtoi ai.
قائد الجيش: أؤكد مجدداً اليوم رفضنا القاطع إقدام العدو الاسرائيلي على المسّ بسيادة #لبنان وبحقه المقدس في استثمار جميع موارده الاقتصادية، ولن يوفر الجيش وسيلةً متاحةً للتصدي لأي عدوان إسرائيلي، مهما كلفه ذلك من أثمان وتضحيات.#الجيش_اللبناني #lebanesearmy #المؤتمر_الإقليمي_الثامن pic.twitter.com/8avcdERZCf
— الجيش اللبناني (@LebarmyOfficial) February 19, 2018
Këtë muaj, Libani ka nënshkruar kontratën e parë për të eksploruar në dy zona për të shikuar nëse ka gjurmë të naftës dhe gazit.
Parcela e parë përfshin eksplorimin në pjesën e ashtuquajtur Bloku 9, një trekëndësh i përbërë nga 860 kilometra katror – në të cilën edhe Izraeli pretendon se ka të drejtë në eksplorimin e asaj zone, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Ministri i mbrotjes izraelite Avigdor Lieberman, lëvizjen e Libanit e ka përshkruar si “shumë provakative”, ku Bloku 9 është nën menaxhimin e Tel Avivit.
Javën e kaluar, kreu i Hezbollahut Hassan Nasrallah shprehu gatishmërinë për të sulmuar operacionet e naftës dhe gazit të Izraelit në pellgun Levant jashtë Mesdheut, nëse kërkohet nga Këshilli Libanez i Mbrojtjes./Periskopi/












