E çuditshme: Ja për çka do të përdoren tash dronët në Indi

E çuditshme: Ja për çka do të përdoren tash dronët në Indi

Në mesin e shumë funksioneve tjera, India po synon që dronëve t’ua caktojë edhe një detyrë të re. Besohet se dronët do të përdoren në të ardhmen për transportim të organeve. Zyrtarët shëndetësorë po planifikojnë që t’i përdorin dronët në mënyrë që t’i shmangin tollovitë në trafik dhe ta mundësojnë transplantimin e organeve për një […]

Besohet se dronët do të përdoren në të ardhmen për transportim të organeve. Zyrtarët shëndetësorë po planifikojnë që t’i përdorin dronët në mënyrë që t’i shmangin tollovitë në trafik dhe ta mundësojnë transplantimin e organeve për një kohë më të shkurtër se kurrë më parë.

Ndonëse ky plan është ende në fazën fillestare, Jayant Sinha, ministër i aviacionit, tha se përdorimi i mundshëm i kësaj teknologjie është krijimi i korridoreve të dronëve nëpër kulmet e spitaleve. “Njëra nga përdorimet e dronëve është transportimi i organeve. Këtë gjë e kemi diskutuar me një kompani të madhe. Vlerësohet se transportimi i organeve është i vështirë për shkak të ngarkesës së rrugëve”, tha ai.

Për shkak të rëndësisë së madhe të kohës për transportimin e organeve, autoritetet indiane nganjëherë krijojnë “korridore të gjelbra” në trafik që të mundësohet transportimi më i shpejtë i organeve të dhuruara, por besohet se dronët paraqesin një zgjidhje më të mirë. “Kur transportimi i organeve bëhet me dronë, askush nuk pengohet. E tëra zhvillohet në ajër”, thotë Sinha, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

 

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar