AUDI Q8 vjen i modifikuar nga kompania e njohur

AUDI Q8 vjen i modifikuar nga kompania e njohur

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma, edhe më herët pati njoftuar se në panairin e veturave të modifikuara në Essen (i cili fillon nga sot deri më 9 dhjetor), Gjermani, do të prezantojë paketën e re ‘Wide Body’ për zgjerimin e modelit SQ5 të Audit, ndërsa tani njofton se në […]

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma, edhe më herët pati njoftuar se në panairin e veturave të modifikuara në Essen (i cili fillon nga sot deri më 9 dhjetor), Gjermani, do të prezantojë paketën e re ‘Wide Body’ për zgjerimin e modelit SQ5 të Audit, ndërsa tani njofton se në këtë panair do të ekspozojë edhe Q8-shin me rrotat e reja nga alumini.

Tani për tani, dihet se Audi Q8 ka marrë vetëm rrotat ‘Lumma CLR Racing” prej 22-inç, por kjo është vetëm fillimi.

Gjithashtu, thuhet se Lumma për këtë Q8 paralajmëron një tretman të plotë, i cili do të përmbajë paketën ‘Wide Body’ (paketa për zgjerimin e veturës) që përfshinë mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set të ri të pragjeve, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer, spoiler në bagazh dhe në çati.

Lumma, po ashtu, për Audi Q8 ka zgjedhur edhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe detajet e reja për interier dhe paketën për përforcimin e motorit.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar