33 vjeçari amerikan pushton kontinentin e akullit – Për 53 ditë kalon Antarktidën pa ndihmën e askujt

33 vjeçari amerikan pushton kontinentin e akullit – Për 53 ditë kalon Antarktidën pa ndihmën e askujt

Një 33 vjeçar amerikan është bërë njeriu i parë në botë që ka arritur të kalojë Antarktidën i vetëm dhe pa ndihmën e askujt – raporton Periskopi.    Rrugëtimin e tij, Colin O’Brady e ka përfunduar për 53 ditë, duke ia kaluar kështu edhe kapitenit të Ushtrisë Britanike, 49 vjeçarin Louis Rudd, pas një gare […]

Rrugëtimin e tij, Colin O’Brady e ka përfunduar për 53 ditë, duke ia kaluar kështu edhe kapitenit të Ushtrisë Britanike, 49 vjeçarin Louis Rudd, pas një gare epike nëpër akull, shkruan BBC.

Colin O’Brady

Gara mes tyre kishte nisur më 3 nëntor, ndërsa rrugëtimi që ata planifikonin ta përfundonin kishte lënë të mbytur një ish-ushtar britanik para dy viteve.

Ata kaluan 1482 kilometra rrugë në kushte ekstreme për të kaluar përreth kontinentit më të ftoftë në botë, Antarktidës.

“Jam i lodhur, i dërrmuar, por pavarësisht kësaj po shënoj progres çdo ditë”, kishte thënë ai më 20 dhjetor, derisa po kalonte ditën e 47’të nëpër Antarktidë.

Ai ishte shprehur mirënjohës ndaj perëndisë që kishte shpëtuar pa thyer ndonjë këmbë, që do t’ia pamundësonte përfundimin e garës.

“Kam tërhequr një slitë gati 170 kg për 12-13 orë në ditë, përmes vendit më të ftoftë në botë”, tha ai, teksa shtoi që aq shumë peshë kishte humbur, saqë i kishte rënë ora nga dora, madje thotë të jetë frikësuar që ta shohë trupin e tij.

Colin O’Brady

Gara përmes akullit

Gara e tyre kishte nisur me disa ditë vonesë për shkak të motit shumë të keq.

Ata ishin takuar për herë të parë në një hotel në Kili dhe ishin pajtuar që gara mes tyre të vazhdonte e vetme, dhe pa ndihmën e askujt nëpër Antarktidë.

Te dy garuesit kishin të kaluar interesante. Në vitin 2008 O’Brady kishte pësuar djegie të rëndë 25 për qind të trupit të tij gjatë një feste në Tajlandë dhe mjekët i kishin thënë atij që më kurrë nuk do të mund të ecte normalisht.

Ai përveç që ishte shëruar, kishte arritur të ngjitet në shtatë majat më të larta në botë.

Në anën tjetër, Rudd ishte babai i tre fëmijëve dhe kishte kërkuar leje për lirim nga Ushtria që ta realizonte këtë aventurë.

Louis Rudd

Ai ishte frymëzuar për këtë aventurë pas vdekjes së kolegut të tij, Henry Worsely, në po të njëjtën rrugë.

Louis Rudd

Gjatë tërë rrugëtimit të tij, Ruddi kishte mbajtur me vete flamurin e Worsely’it.

Në anën tjetër, ka disa ditë që në Antarktidë të bllokuar kanë mbetur edhe dy kosovarë, Arainit Nikqi dhe vajza e tij Mrika, të cilët kishin arritur të pushtonin me sukses majën më të lartë të kontinentit të akullt, Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor./PERISKOPI

Të ngjashme
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve