Dalin në shitje mesazhet private të 81 mijë llogarive të hakuara të Facebook’ut

Dalin në shitje mesazhet private të 81 mijë llogarive të hakuara të Facebook’ut

Duket se hakerët kanë arritur një kompromis dhe kanë publikuar mesazhet private nga të paktën 81 mijë llogari të përdoruesve të Facebook-ut. Mashtruesit i thanë “BBC”-së në Gjuhën Ruse se ata posedonin detaje të një totali prej 120 milionë llogarive, të cilat po mundoheshin t’i shisnin, ndonëse ka arsye për të dyshuar në këtë shifër […]

Mashtruesit i thanë “BBC”-së në Gjuhën Ruse se ata posedonin detaje të një totali prej 120 milionë llogarive, të cilat po mundoheshin t’i shisnin, ndonëse ka arsye për të dyshuar në këtë shifër të dhënë nga ta.

Zyrtarët e Facebook-ut deklaruan se nuk është bërë kompromis me sigurinë e Facebook-ut dhe se të dhënat ndoshta janë marrë përmes linqeve të dëmshme të shfletuesve të internetit.

Zyrtarët e Facebook-ut shtuan se janë ndërmarrë masa që të parandalohet cenimi i llogarive tjera të përdoruesve.

BBC ka marrë vesh se shumë nga përdoruesit, të dhënat e të cilëve janë keqpërdorur, janë nga Ukraina dhe Rusia. Megjithatë, disa janë edhe nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe nga vende të tjera.

“Ne i kemi kontaktuar ndërtuesit e shfletuesve të internetit për t’u siguruar se linqet e njohura si të dëmshme nuk janë më të qasshme për të shkarkuar ndonjë gjë në dyqanet e tyre”, tha një nga drejtuesit e lartë të Facebook-ut, Guy Rosen.

“Ne poashtu i kemi kontaktuar organet ligjore dhe kemi bashkëpunuar me autoritetet lokale për ta bllokuar uebfaqen e cila shfaqte të dhëna nga llogaritë e Facebook-ut”, shtoi ai.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar