Bateritë e telefonave të rinjë qëndrojnë më pak se ato të modeleve më të vjetra

Bateritë e telefonave të rinjë qëndrojnë më pak se ato të modeleve më të vjetra

Telefonat e viteve të fundit po bëhen më të sofistikuar çdo vit e më tepër, që nga ekranet, njohja e fytyrës dhe kamerat pothuajse profesionale. Pavarësisht këtyre përmirësimeve teknike, duket që bateria e tyre nuk ka shumë përparim, ashtu siç do të prisnin shumica. Kjo u vërtetua nga një studim i ri, i kryer nga […]

Telefonat e viteve të fundit po bëhen më të sofistikuar çdo vit e më tepër, që nga ekranet, njohja e fytyrës dhe kamerat pothuajse profesionale. Pavarësisht këtyre përmirësimeve teknike, duket që bateria e tyre nuk ka shumë përparim, ashtu siç do të prisnin shumica.

Kjo u vërtetua nga një studim i ri, i kryer nga gazeta amerikane “The Washington Post”, e cila arriti në përfundim se bateria e modeleve të fundit të telefonave më të njohur nuk jepte rezultate më të mira se bateria e modeleve më të vjetra.

Studimi u krye në 13 telefona, duke përfshirë modelin iPhone XS dhe telefonin e Google-s, Pixel 3. Të gjithë telefonat kishin sasinë e njëjtë të dritës në ekran. Pastaj, telefonat u përdorën për shfletimin e faqeve të ndryshme deri në çastin kur bateria e tyre harxhohej plotësisht.

Befasisht, iPhone XS qëndroi më pak i ndezur sesa paraardhësi i tij, iPhone X, duke u fikur plot 21 minuta më herët se iPhone X. Në anën tjetër, telefoni Pixel 3 u fik një orë e gjysmë më herët se telefoni Pixel 2, shkruan dailymail.co.uk.

I vetmi model i ri i telefonit që qëndroi më gjatë ndezur sesa modeli i vjetër ishte telefoni iPhone XR, i cili qëndroi ndezur tri orë më gjatë se iPhone X. Gjatë këtij studimi u vërtetua se telefonat me ekran “LCD” harxhojnë më pak bateri sesa telefonat me ekran “OLED”, transmeton Gazeta Express. Më poshtë e keni listën e 13 telefonave dhe krahasimin e kohës sa kanë qëndruar ndezur:

  1. iPhone XR – 12 orë e 25 minuta
  2. Samsung Note 9 – 12 orë
  3. iPhone 8 Plus – 10 orë e 10 minuta
  4. Pixel 3 XL – 10 orë e 7 minuta
  5. iPhone XS Max – 10 orë e 6 minuta
  6. Pixel 2 – 9 orë e 57 minuta
  7. iPhone 8 – 9 orë e 51 minuta
  8. iPhone X – 9 orë e 30 minuta
  9. Pixel 2 XL – 9 orë e 26 minuta
  10. iPhone XS – 9 orë e 9 minuta
  11. Samsung S9+ – 8 orë e 57 minuta
  12. Pixel 3 – 8 orë e 28 minuta
  13. Samsung S9 – 8 orë e 17 minuta

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar