Telekomanda e Playstation që kushton 12 mijë euro

Telekomanda e Playstation që kushton 12 mijë euro

Dëshironi një telekomandë për PS4 tuaj që të dallohet nga masa? Bëni gati kartën e kreditit, sepse telekomanda e krijuar nga Brikk bën vërtet dallimin. Kompania, e famshme tashmë për asetet e çmuara të iPhone, Apple Watch dhe fotokamerat Nikon, ka realizuar një telekomandë për playstastion 4 vërtet të veçantë. Krijuar e gjitha në mënyrë […]

Bëni gati kartën e kreditit, sepse telekomanda e krijuar nga Brikk bën vërtet dallimin.

Kompania, e famshme tashmë për asetet e çmuara të iPhone, Apple Watch dhe fotokamerat Nikon, ka realizuar një telekomandë për playstastion 4 vërtet të veçantë.

Krijuar e gjitha në mënyrë artizanale, ‘Lux Dual Shock 4’ do jetë i disponueshëm në dy versione: Classin dhe Deluxe, me çmimin fillestar prej 7 mijë e 377 euro dhe 12mijë e 155 euro respektivisht.

Për lojtarë që karakterizohen nga ‘gusto të veçanta’, thekson prodhuesi.

Telekomanda Deluxe është e gjitha e realizuar në flori 24k dhe e mbështjellë me një shtresë mbrojtëse.

Versioni Classic ka butonin PlayStation tërësisht të realizuar në flori 18k dhe i kompletuar nga 7 diamantë perfektë, për një total prej 0.25 karatësh.

Të gjithë butonat e tjerë janë të njëjtë me atë të telekomandës origjinale.

Versioni Deluxe, ofron nëntë butona me flori 18k: butoni PlayStation, shigjetat drejtuese dhe rrathët klasik, trekëndëshi dhe kryqi.

Butonët janë dekoruar me diamantë, që të gjithë së bashku bëjnë 2.20 karatë.

Prodhuesi ofron edhe mundësi të ndryshme personalizimi: nga veshja me platin, flori të kuq, rodium i zi apo magnez deri në zgjedhjen e diamantëve edhe më të çmuar, apo gurë të tjerë si: rubinë, zafirë, smeraldë dhe shumë të tjerë.

Me pak fjalë, kjo telekomandë, nuk do përmirësojë performancat tuaja në lojë, por me siguri mund të tërheqë vëmendjen e kundërshtarëve gjatë lojës.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar