Një mashtrim i ri ndaj përdoruesve të iPhone

Një mashtrim i ri ndaj përdoruesve të iPhone

Një mashtrim i ri po merr në shënjestër përdoruesit e iPhone dhe përpiqet t`i mashtrojë ata në dhënien e informacionit të tyre të hyrjes në Apple. Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes. Në email-in e rremë thuhet […]

Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.

Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’.

Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, ajo shkon drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetikë.

Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit.

Dorëzimi i informacionit personal do t’i japë njerëzve këtë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në foto, video ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud.

Apple thotë se kurrë nuk do t’ju kërkojë kredencialet e identifikimit tuaj. Kompania gjithashtu ka një faqe të dedikuar për të shpjeguar problemin e phishing.

“Si rregull i përgjithshëm, kurrë mos dërgoni informacione mbi kartën e kreditit, fjalëkalimet e llogarisë, ose informacione të gjera personale në një email, përveç nëse vërtetoni se marrësi është ai që pretendon të jetë,” thotë kompania.

Shumë kompani kanë politika që thonë se kurrë nuk do të kërkojnë informata të tilla nga konsumatorët me email. Apple thotë se kushdo që pranon atë që mendojnë se është një email phishing, duhet ta dërgojë në [email protected] për ta raportuar.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar