Samsung investon në zhvillimin e automjeteve pa shofer

Samsung investon në zhvillimin e automjeteve pa shofer

Prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories dhe telefonave të mençur, Samsung do të investojë 75 milionë euro në një kompani, e cila merret me zhvillimin e teknologjive për makinat pa shofer. Kompania koreane njoftoi se do të investojë  75 milionë euro në kompaninë austriake me seli në Vjenë – TTTECH, e […]

Prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories dhe telefonave të mençur, Samsung do të investojë 75 milionë euro në një kompani, e cila merret me zhvillimin e teknologjive për makinat pa shofer.

Kompania koreane njoftoi se do të investojë  75 milionë euro në kompaninë austriake me seli në Vjenë – TTTECH, e cila furnizon teknologjinë e automjeteve autonome Audi dhe kompani të tjera të makinave.

Lajmi për investimet e Samsung në një partner të kompanisë Audi vjen pasi koreanët përfunduan marrjen e prodhuesit amerikan të auto-pjesëve, kompaninë Harman.

Samsung ka njoftuar se në kuadër të Harman, ka formuar një njësi biznesi që do të merret me zhvillimin e automjeteve autonome dhe sistemet e avancuara elektronike për asistimin e makinës.

Investimi në TTTECH është i pari i këtij lloji nga fondi prej 300 milionë dollarësh (250 milionë euro), të cilin kompania Samsung e ka dedikuar për avancimin e automobilave pa shofer, inteligjencën artificiale dhe sistemin e sigurisë.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar