Ja sa kushton iPhone X në Evropë (Foto)

Ja sa kushton iPhone X në Evropë (Foto)

Apple prezantoi dje modelin më të avancuar të iPhone ndonjëherë, të quajtur iPhone X. Pajisja më e re e Apple ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone. iPhone X, që lexohet iPhone Dhjetë (10), po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që i mundëson […]

Apple prezantoi dje modelin më të avancuar të iPhone ndonjëherë, të quajtur iPhone X.

Pajisja më e re e Apple ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.

iPhone X, që lexohet iPhone Dhjetë (10), po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që i mundëson përdoruesit ta hapë iPhone thjesht duke e shikuar në ekran.

Telefoni më i avancuar i Apple po ashtu do të mund të mbushet pa kabllo, nëpërmjet valëve.

Pajisja do të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa do të mund të porositet që nga 27 tetori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone X do të kushtojë 999 dollarë.

Por, sa do të kushtojë ai në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone X do të kushtojë 1.149 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone X do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.044 euro.

Në Angli, iPhone X do të kushtojë 999 funte, apo 1.109 euro. Në Itali, iPhone më i avancuar ndonjëherë do të mund të blihet për 1.189 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone X do të jetë 1.159 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone X në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar