Ferrari Portofino “zbarkon” në Frankfurt (Foto)

Ferrari Portofino “zbarkon” në Frankfurt (Foto)

Prodhuesi nga Maranela prezantoi në sallonin e automobilave në Frankfurt zëvendësuesin e modelit California T dhe bashkë me këtë edhe emrin e modelit, i cili vjen me dizajn ndryshe dhe motor më të fuqishëm, transmeton KosovaPress. Ferrari Portofino ka dërguar në pension modelin aktual Ferrari California T, i cili është në treg që tri vjet […]

Prodhuesi nga Maranela prezantoi në sallonin e automobilave në Frankfurt zëvendësuesin e modelit California T dhe bashkë me këtë edhe emrin e modelit, i cili vjen me dizajn ndryshe dhe motor më të fuqishëm, transmeton KosovaPress.

Ferrari Portofino ka dërguar në pension modelin aktual Ferrari California T, i cili është në treg që tri vjet dhe ka marrë pozitën e modelit të ri bazë në gamën e prodhuesit italian.

Dizajni i modelit të ri është inspiruar me elemente të reja stilistike të automjeteve Ferrari, si 812 Superfast dhe GTC4Lusso, dhe njësoj si  California T, Portofino është i pajisur me tavan të fortë.

Në kabinë ndodhet volani i njëjtë si te 812 Superfast dhe GTC4Lusso, derisa sistemi multimedial me ekran të gjerë po ashtu është marrë nga modeli i mëhershëm.

Vetura posedon motor 3.9 litra twin-turbo V8, i trashëguar nga California T. Por, në Portofino ky motor siguron 600 kuaj fuqi, përkatësisht 40 kuaj fuqi më shumë se sa te pararendësi.

Automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 3.5 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 km/h, transmeton KosovaPress.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar