Derbi i zjarrtë Drita – Gjilani, ky është rezultati final (Foto)

Derbi i zjarrtë Drita – Gjilani, ky është rezultati final (Foto)

Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1. Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga Intelektulët e Dritës dhe Skifterët e […]

Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga Intelektulët e Dritës dhe Skifterët e Gjilanit, por jo edhe fitues pasi të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në ndeshjen e tensionuar ku u ndanë shtatë kartonë të verdhë.

Rasti i parë në këtë takim erdhi në minutën e 14, kur Përparim Livoreka goditi nga 20 metra, por goditja shkoi jashtë portës.

Vetëm gjashtë minuta më vonë radha erdhi për gjilanasit që rrezikuan me anë të Betim Haxhimusës, por lëshoi rast të mirë pas harkimit të Armend Thaçit.

Haxhimusa erdhi përsëri në rast në minutën e 26, por humbi rastin më të mirë në këtë pjesë, duke goditur jashtë i vetëm para portierit Betim Halimi.

Drita rrezikoi në vazhdim me Liridon Lecin (30’) dhe Arbnor Ramadanin (33’), por në të dy rastet ishin të pasaktë duke dërguar skuadrat në pushim me rezultat të bardhë.

Pjesa e dytë nisi më furishëm se e para, me dy raste të shpejta në minutën 49, ku dy skuadrat dështuan nga një herë për të ndryshuar rezultatin.

Në mituën e 54, Haxhimusa pason bukur për Isa Eminhazirin, i cili dështon para Halimit.

Në minutën e 66 erdhi goli i shumëpritur, me sulmuesin e talentuar ferizajas,  Haxhimusa, i cili kaloi Skifterët në epërsi nga afërsia 1-0, duke dërguar tifozët në trasn.

Megjithatë, epërsia e Gjilanit nuk gjati shumë, pasi në minutën e 77 Drita barazoi rezultati me anë të Xhevdet Shabanit, i cili shënoi supergol nga goditja e dënimit  për 1-1.

Në vazhdim të ndeshjes, Drita pati më shumë raste të tjera, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat, dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas këtij barazimi, Drita renditet në vend të katërt me 11 pikë, po aq sa ka Gjilani në vendit e pestë, ndërsa javën e ardhshme Intelektualët udhëtojnë për të luajtur ndaj Feronikelit, ndërsa Skifterët e presin Flamurtarin në shtëpi.

Të ngjashme
Hoffenheimi konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Fisnik Asllanin

Hoffenheimi konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Fisnik Asllanin

“Franca nuk ka francezë” Deklarata e bujshme e ish-kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez kërkon falje

“Franca nuk ka francezë” Deklarata e bujshme e ish-kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez kërkon falje

Katër skuadra në gjysmëfinale – Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Katër skuadra në gjysmëfinale – Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Dortmund konfirmon mungesën e Adeyemit, transferimi te Barcelona drejt finalizimit

Dortmund konfirmon mungesën e Adeyemit, transferimi te Barcelona drejt finalizimit

FIFA publikoi provat se goli i Anglisë ndaj Norvegjisë ishte i rregullt: Çipi në top nuk regjistroi asnjë kontakt gjatë fluturimit

FIFA publikoi provat se goli i Anglisë ndaj Norvegjisë ishte i rregullt: Çipi në top nuk regjistroi asnjë kontakt gjatë fluturimit

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham